Bota

Izraeli kërkon të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë

Izraeli dëshiron të rrisë eksportet e tij të gazit në Itali dhe Evropë. Kështu u shpreh të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke rritur mundësinë e krijimit të një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Qipro.

“Ne po bashkëpunojmë tashmë për gazin me kompaninë tuaj kombëtare (gjigantin e energjisë ENI), por duam ta zgjerojmë atë,” i tha ai ministrit italian të ndërmarrjeve Adolfo Urso në një forum biznesi në Romë. “Unë mendoj se ne duhet të shikojmë me shumë kujdes dhe shpejt mundësinë e shtimit të një objekti LNG, ndoshta në Qipro, për të rritur kapacitetet e eksportit të gazit të Izraelit në Itali dhe nga Italia në Evropë,” tha Netanyahu

Ashtu si vendet e tjera evropiane, Italia ka punuar shumë për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Izraeli filloi të prodhojë dhe eksportojë gaz pasi zbuloi disa rezervuarë në brigjet e tij në fillim të viteve 2010.

Por i mungon një tubacion gazi për të lidhur platformat e tij të shpimit në Mesdhe me Evropën Jugore.

“Unë mendoj se gazi është një nevojë strategjike e Italisë dhe Evropës dhe Izraeli është i përgatitur të bëjë më shumë me ju për këtë qëllim,” tha Netanyahu, përpara një takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

TRENDING

Exit mobile version