Bota

Izraeli merr dërgesën e parë të vaksinës. Pritet të ketë doza për 25% të popullsisë deri në fund të vitit

Izraeli mori dërgesën e parë të vaksinës së koronavirusit ditën e Mërkurë dhe shpërndarësit parashikuan se vendi do të ketë mjaftueshëm doza për 25% të popullsisë deri në fund të vitit.  Një avion dërgesash mbërriti në aeroportin Ben Gurion, duke mbajtur dhjetra mijëra doza të vaksinës së Pfizer, për një provë të procedurave të transportit dhe magazinimit.  Izraeli planifikon të nisë administrimin e vaksinave më 20 Dhjetor, sipas distributorit “Teva Pharmaceutical”.

“Besoj tek kjo vaksinë dhe pres që të marrë miratim në ditët e ardhshem”- tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një ceremoni, duke shtuar se synon të bëhet shembull, duke u kthyer në izraelitin e parë që vaksinohet.  Pfizer dhe partneri BioNTech ranë dakord muajin e kaluar që t’i ofrojnë izraelit 8 milionë doza të vaksinës.  Izraeli ka porositur gjithashtu vaksina nga Moderna dhe AstraZeneca.  Një ministër i kabinetit në Izrael tha gjatë javës se vaksina e Pfizer mund të administrohet tek të moshuarit dhe popullsinë me rrezik të lartë së shpejti, ndjekur nga vaksina e Moderna.   Ekzekutivi i kompanisë së farmaceutikës, Yossi Ofek, tha se vaksinat do të mbërrijnë me një ritëm më të shpejtë gjatë muajit. “Po flasin për një sasi të madhe prej 4 milionë dozash deri në fund të vitit”- tha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version