Aktualitet

Izraeli në luftë/ Ministria e Jashtme njoftim urgjent për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion të qytetarëve numrat e kontaktit.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: DK@mfa.gov.al

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:

 Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Izrael.

*̈ ̈ ̈ ̈ *
 Aeroporti ndërkombëtar ‘Ben Gurion’
(https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
 Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.WhatsApp:
+972 54-904-2813 ose
në adresën e : DK@mfa.gov.al
 Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en

TRENDING

Exit mobile version