05/06/2021 , 11:42

‘Ja bëra të qartë Kudretit’ – DËSHMIA e Dhurata Saliajt: Ika në Gjykatë me babain, doja të takoja djalin! Hetuesit: Ajo sinjalizoi Mexhit Picarin të futej në lokal, kishte rolin e informueses

TIRANË-Dhurata Saliaj, 33-vjeçarja e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve. Ajo është shprehur se marëdhëniet me ish-bashkëshortin i ka pasur të acaruara. Saliaj ka treguar se Kudreti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve.

Ajo ka thënë se e ëma e saj kishte urdhër mbrojtje nga viktima, dhe se gjatë ditës së djeshme babai e kishte shoqëruar për në Gjykatë, pasi i frikësohej Kudretit, se mund të hakmerrej ndaj saj.

DËSHMIA:

Marredheniet me Kudretin i kishim shume te acaruara. Sa here une tentoja te kontaktoja me femijet, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste. Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin. Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit. Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte kudretit se une femijet nuk i le. Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”, ka thënë e reja para hetuesve.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe ditën e djeshme kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Mexhit Picari qëlloi 8 plumba kundrejt ish-dhëndrit të tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që plagosi me një plumb rikoshet avokatin Adriatik Camaj. Picari, i cili ka qënë ish-polic më parë, u arrestua 1 orë pas krimit, pranë banesës së tij.

Bënte rolin e informatores që i ati të qëllonte ish-burrin/ Mexhit Picari mori ‘sinjalin’ nga vajza që të futej brenda lokalit, zbrazi 8 plumba ndaj ish-dhëndrit

Dhurata Saliaj dyshohet se ka qënë personi që ka lajmëruar babain e saj për tu futur në lokal, dhe për të qëlluar ndaj ish-bashkëshortit të saj. Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës. Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj. Në dëshminë e saj përballë hetuesve ajo është shprehur se është kërcënuar disa herë nga ish-bashkëshorti. Ndër të tjera, ajo nuk e ka mohuar se ka kërkuar që në Gjykatë, ditën e djeshme të ishte i pranishëm dhe babai i saj.

Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin