Pinknews

Ja cila ishte shuma marramendëse që dhuroi Loredana, për fëmijët në nevojë

Mbrëmjen e djeshme në Gjermani është mbajtur një event humanitar me emrin “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët). Pjesë e eventit kanë qenë shumë figura publike në Gjermani, ndër to edhe Loredana.

Loredana ka bërë gjestin bamirës, duke u shprehur se do të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Në fjalimin e saj, reperja u shpreh se është vet nënë e një vajze dhe se do të dëshironte që të gjitha nënat të përjetonin momente të mira me fëmijët e tyre, sikurse ajo.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, tha Loredana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version