Kosova

Ja e hoqën qafe Albin Kurtin/ Çfarë ndodh sipas Bytyçit

Duke komentuar paralajmërmimin për atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Profesor doktor Enver Bytyçi ka shkruar se me gjasë, plani për atentat në qytetin e Shkupi, njëherësh shqiptar dhe nga ana tjetër kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, dukej një përzgjedhje e kalkuluar mirë.

Sipas tij, arsyeja kryesore pse u zgjodh Shkupi për këtë atentat në tentativë ishte fakti se për këtë akt terrorist mund të krijohej alibia, sipas së cilës atë “e kanë kryer shqiptarët që u zemruan nga ndërhyrja e Kurtit në politikën e këtij spektri politik në Maqedoninë e Veriut”!

Kundërshtarët e Kurti dhe armiqtë e Kosovës do të donin që në Prishtinë të kishte një kryeministër tjetër dhe një tjetër presidente, me të cilët mund të bëheshin kompromise deri në ndarjen e vendit midis Serbisë dhe Shqipërisë. Por koha e atentateve ka kaluar, nuk jemi më në vitin 1914”

  • Theksoi professor Bytyçi

Sipas tij, nëse Serbia u kthehet metodave terroriste të 28 qershorit 1914, kur organizoi vrasjen e princit austro-hungarez të kurorës, Franz Ferdinand, atëherë ajo kësaj radhe do të rrjeshtohej në koalicionin humbës rus të luftës kundër perendimit.

“Një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti apo kujtdo tjetër në Ballkan do të shkaktonte një luftë të re ballkanike. Ky akt do bënte bashkë të gjitha shtetet jo serbe të rajonit kundër Serbisë. Për pasojë Beogradi do të ishte i izoluar dhe i rrethuar” –

potencoi profesori i njohur

Sipas Bytyçit, nëse Rusia e nxit Serbinë dhe Republikën Srpska në konflikt, atëherë ajo nuk llogarit pasojat që do të pësojë Serbia, por favoret që do të ketë për veten e saj. Kësaj skeme i shërbejnë edhe planet me atentate. Më i mundshmi dhe më i besueshmi do të ishte një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Asnjë atentat kundër Kurtit, nuk sjell dobi për Serbinë. Ja u eleminua. Po pastaj?! Do bëheshin bashkë gjithë shqiptarët në Ballkan për një luftë finale me Serbinë. Dhe në Serbi e dinë se shqiptarët në fatkeqësi janë të papërmbajtshëm dhe të pamposhtur”

– potencoi Enver Bytyçi

TRENDING

Exit mobile version