Aktualitet

“Jam një baba i keq”, Dashamir Shehi rrëfehet për jetën jashtë politikës

Deputeti Dashamir Shehi foli për jetën jashtë politikës duke folur për raportin me fëmijët.  Shehi është shprehur se është një ‘baba i keq’ dhe nuk ka një marrëdhënie shumë të afërt me fëmijët.  “Si baba jam një baba i keq. Do doja të isha ndryshe, një baba klasik që shkon në dark në shtëpi dhe ju përkëdhel kokën fëmijëve, por nuk jam ky. Uroj t’i ngjajnë nënës së tyre dhe të jenë më të mbarë më familjar se unë. Fëmijët janë jashtë dhe unë nuk jam ai lloji prindi që flet çdo natë në skype pasi fëmijët janë jashtë, nuk jam kjo lloji natyre, është defekt por nuk kam kohë ta rregulloj më. Por jam shum i kënaqur me fëmijët e mi çdo gjë e kanë arritur vetë”, – tha Shehi

TRENDING

Exit mobile version