“Jam një fans i saj, ka talent”, Maitre Gims flet për duetin me Dhurata Dorën

Artisti francez, Maitre Gims pritet të publikojë këtë të premte versionin e ri të albumit “Les Vestiges du Fléau”, për të cilin ka bashkëpunuar me artistë nga e gjithë bota mes të cilëve dhe Dhurata Dora. Gims tha se e dëshironte me patjetër një bashkëpunim tjetër me këngëtaren shqiptare, “Only You” që u publikua pak ditë më parë.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja.”, tha ai për Dorën, me të cilën kanë punuar dhe për një tjetër duet të publikuar një vit më parë “Te Quiero”. “Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent.”, tha më tej.Gjatë një interviste për NRJ Radio, Gims thotë se kënga “Only You” është ndër të preferuarat e tij. Kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme pasi në vetëm pak ditë ka arritur të gjenerojë më shumë se 6 milionë klikime në Youtube. Sakaq, pritet që Dhurata të publikojë dhe një duet me Don Xhonin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin