Rajon

Janjiç për organizatat terroriste: Pres reagim të ashpër nga Perëndimi

Qeveria e Kosovës ka vendosur që “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” t’i shpallë organizata terroriste. Analisti politik serb, Dushan Janjiç, beson se ky është një vendim politik, “përgjigja më e keqe e mundshme”, e cila mund të çojë në një dekret që do të vendoste një “gjendje speciale policore” dhe do të provokojë demonstrata të reja dhe arrestime të serbëve. Ai beson se incidentet e fundit në veri “vështirë se mund të vihen nën aktin e terrorizmit”, por edhe se EULEX-i dhe KFOR-i nuk e kanë përkrahur miratimin e një vendimi të tillë nga qeveria e Kosovës dhe pret një “përgjigje të ashpër”.
Analisti Janjiç pretendon se ky është një vendim politik dhe se do të shohim nëse është e mundur që vendimet politike të kthehen në ligj.
Ai ka thënë se “kjo është një barrë e madhe për Kuvendin e Kosovës dhe publikun e Kosovës”

“Nëse ka dashur të bëjë vetëvrasje politike, nuk duhej të përfshinte parlamentin” – theksoi Janjiç

“SHBA qysh në vitin 2022 ka paralajmëruar se do të zgjidhet problemi i strukturave parapolicore. Atë kohë askush nuk i ka përmendur ata si terroristë ” – ka thënë Janjiç, teksa dhe shtoi:  Le të presim, jam i sigurt se përgjigja do të jetë e ashpër. Përsa i përket besueshmërisë së NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it, kjo është një goditje e drejtpërdrejtë mbi ta”.

TRENDING

Exit mobile version