Kosova

Janjiç shuan dyshimet: S’ka ‘de facto”, por Republika e Kosovës ekziston 

Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike beson se reagimi i fundit i BE-së, ku ata i bëjnë thirrje Beogradit që “de facto” ta njohë Kosovën, përfaqëson një opsion “merre ose lëre” dhe u shpreh se formulimi, është dëshira e Komisionit Evropian, që Serbia ‘të dorëzojë, jo të njohë…’

Sipas tij, keto janë dy gjëra të ndryshme por dhe pikërish këtu fillojnë edhe manipulimet.

Konkretisht, ai beson se bëhet fjalë për zbatimin e tri dokumenteve të cilat i ka lënë e ashtuquajtura Pesëshja e madhe ose vendet e Quintit: -Traktati për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili u konfirmua nga Bashkimi Evropian në takimin e ministrave të jashtëm, që u diskutua në Ohër, – Udhërrëfyesi, për të cilin u debatua në Ohër dhe që nuk ka përfunduar, dhe së fundmi, – zbatimi i parimeve të Draftit të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në fakt kërkohet që këto dokumente të pranohen dhe jo sic ka deklaruar Vucic, se ‘nuk do ti pranoj’. Këtë nuk e kërkon askush. I kërkohet të ‘dorëzohet –  tha Janjiç dhe shtoi se pas kësaj mund të shfaqet një tjetër dokument i ri, ku nënshkrimi nuk do jetë i domosdoshëm.

Duke folur për Prishtinën, dhënia e asaj që ishte planifikuar do të nënkuptonte pamundësinë e rishikimit të tepërt të asaj që tashmë është miratuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin.

Nga ana tjetër, Serbia pritet të ndërpresë politikën e saj të mosnjohjes dhe çnjohjes.

Janjiç gjithashtu theksoi se vetem keshtu gjërat zgjidhen në mënyrë paqësore, asnjëherë me dhunë, gjë që nuk ishte rasti në Kosovë, sidomos këtë vit.

Ai u shpreh se sipas rregullave të Konventës së Vjenës, në diplomaci nuk është gjithmonë e nevojshme të nënshkruhet, por mjafton të pajtohemi me atë që është rënë dakord verbalisht ose përmes një njoftimi publik, qoftë nga ana e Kurtit, Vucicit, qeverive apo negociatoreve kryesorë.

“Ndoshta pas gjithë asaj që ka ndodhur, Komisioni Evropian do të formulojë ndonjë akt tjetër për pranimin e këtyre tre dokumenteve, sepse kanë përvoja të këqija” – tha Janjiç, duke shtuar se nuk ka formulim për njohje ‘de facto’, por se kjo do të thotë se Serbia në këtë mënyrë konfirmon ekzistencën e Republikës së Kosovës.

“Nuk ka më ‘e ashtuquajtura Kosova’, ‘Kosova dhe Metohia’, ‘Kosova me yll’. Që nga ai moment, Republika e Kosovës ekziston dhe negociatat për normalizim vazhdojnë. Pra, pas udhërrëfyesit, afrohet pranimi i dokumentit ligjërisht të detyrueshëm. Kjo ligjërisht do të thotë se legalisht po hyn në fazën e legalizimit” – ka vlerësuar Janjiç.

Ai tha se pjesë e këtij procesi është hapja e zyrave ndërlidhëse mes dy vendeve që tani ekziston një e vetme në hapësirat e BE-së në Bruksel, por në të ardhmen duhet të jenë dy dhe të pavarura, siç ishte rasti në Kroaci, ndërsa në Beograd, Kosova duhet të hapë zyrën e saj të pavarur me përbërje dhe kapacitet të plotë

Janjiç tha se në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes priten masa ndëshkuese. Ai theksoi se për Serbinë janë shumë të rëndësishme dy marrëveshje që pothuajse nuk përmenden fare, përkatësisht për trashëgiminë kulturore dhe qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Gjithsesi, Janjiç shpreson se vitin e ardhshëm pritet të arrihet në fund të rrugës së normalizimit të marredhenieve Kosove-Serbi.

TRENDING

Exit mobile version