Kosova

Janjiç: Vuçiç, ose do të bashkëpunojë ose do përfundojë si Millosheviçi

Kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, ka thënë se bisedimet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët evropianë në Bruksel, megjithëse përfunduan pa marrëveshje, në një farë mënyre treguan një ndryshim në metodologjinë e punës dhe formatin de facto, sepse tashmë janë harmonizuar mesazhet e evropianëve, amerikanëve dhe britanikëve.

“KUINT-i më herët ka ndihmuar dhe asistuar, mirëpo tani ai është përfshirë drejtpërdrejt, që do të thotë se Londra, Uashingtoni dhe Brukseli po dërgojnë mesazhe të reja me dhe pa zë. Më parë, ishte, Gjermania ajo që dërgonte mesazhe, Mogherini po ashtu, edhe të tjerë… kështu bëhej edhe në kohën e Catherine Ashton. Kur vjen një mesazh, kjo është eksperiencë jo vetëm e Ballkanit, atëherë lojtarët e vegjël, përshtaten dhe nuk kane vend për manovrim” – ka thënë Janjiç.

Sipas tij, ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit janë “kolateral i politikave të gabuara”.

“Do përsërisë atë që thashë po atë natë kur Vuçiç doli me tregimin e tij për aktin agresorë. Nëse ai nuk e dinte, është edhe më keq. Kjo do të thotë se ai nuk është në nivelin të jetë president i vendit dhe të kontrollojë procesin. Dhe nëse ai e dinte për ngjarjen dhe nuk e pengoi, atëherë ai ka përgjegjësi dhe, nëse ai e dinte apo dhe ka marrë pjesë pjesërisht në të, gjë që është e vërtetë, atëherë sigurisht që ai tani po udhëheq një politikë që ka dy opsione, ose të bashkëpunojë ose jo dhe të ketë fatin e Sllobodan Milloshevicit. Me sa duket, Beogradi po shkon ngadalë drejt opcionit të parë” – theksoi Janjiç

Sipas tij, qëllimi i trupave të armatosura në Banjskë ka qenë planifikimi i kryengritjes, e cili u pengua.

“Të presim gjykimin dhe do të shihet se plani ka qenë ndezja e një zjarri të vogël, përhapja e tij dhe ngritja sa më shumë e tensioneve në veri dhe pastaj negocimi për ndryshimin e kufijve” – ka theksua Janjiç. Ai beson gjithashtu se gjykimi i pjesëmarrësve në rastin e Banjskës do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Beograd nën monitorimin e EULEX-it.

“Do të bëhet në Beograd. Monitorimi do të bëhet nga EULEX-i, por ambasadat gjithashtu do t’i raportojnë autoriteteve të Kosovës dhe do t’i transferojnë dokumentet në të gjitha vendet e KUINT-it. Ky është vetëm një detaj, ajo çfarë është më me rëndësi këtu është parandalimi që diçka e tillë mos e përsëritni më”, ka deklaruar Dushan Janjiç.

 

TRENDING

Exit mobile version