Aktualitet

Je bizhdo e fryhesh si krokodil”, plas debati mes Vangjelit e Salianjit

Aksionin që është planifikuar më 20 Shkurt nga opozitarët, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi si një “bashkim mekanik”. Ishte ky emërtim që “ndezi” debat sonte në “Opinion”. Deputeti Ervin Salianji tha se numrat politikë janë të rëndësishëm dhe bashkimi mekanik në PD nuk përbën një gjë negative.

Ervin Salianji: Nuk ke asnjë kritikë, këtë po të them. Tha një gjë, bashkim mekanik. Ore ça e dini bashkimin mekanik, e dini gjë të keqe?! Do ta marrësh me cic mice apo do të dëgjosh me argument?

Lorenc Vangjeli: Po të jetë për teatër, jam i zoti si regjisor. Jam më i zoti si regjisor se si aktor.

Ervin Salianji: Nuk je dot aq i zoti jo, bën sikur. As si regjisor, as si aktor.

Lorenc Vangjeli: Ti edhe skenarin nuk e lexon dot Salianji. E di pse?

Ervin SalianjiE di ça lexoj unë? Mos bëj si krokodil kur je bizhdo, ta kam thënë. Po bërë si bizhdo dhe fryhesh si krokodil e ke gabim.

Lorenc Vangjeli: Unë kthehem këtej, të pres një ditë se do thuash të kundërtën e kësaj që thua. Unë nuk jam ashtu sepse ti je moçali. Ju kundërshtoni njëri-tjetrin.

Ervin Salianji: Sa del ti njerëzit mezi presin që të hapin televizorin. Ke thënë një gjë zotëri, bashkim mekanik. Po patjetër mo, e di gjë të keqe ti? Se mos ke mësuar atje ti, që s’dinte të numëronte. Numrat politikë janë shumë të rëndësishëm, padiskutim që 43 deputetë është më mirë sesa 20. Po ky është bashkimi mekanik. A ka nevojë për më shumë? Patjetër, ky është hapi i parë.

TRENDING

Exit mobile version