Pak ditë më parë, në “Për’puthen” u transmetua takimi i Mevlanit me njërën prej konkurrenteve të reja, Antonelën.
Të dyja palët shfaqën pëlqim të madh për njëra-tjetrën dhe takimi ishte tepër intim, me përqafime, prekje, përkëdhelje e puthje.
Mirëpo, gjatë komentit të takimit në studio, vajzat e akuzuan Mevlanin se po përdor të njëjtën strategji me të gjitha vajzat dhe u shprehën se ishin të bindura se nëse do të vinte një vajzë e re, do t’i ‘hidhej’ njësoj edhe asaj.
Bora e pyeti vajzën e re të “Për’puthen”, Jasminën, se ç’mendonte për takimin e tyre ndërsa ajo u shpreh se nuk pëlqeu asnjërën palë.
Jasmina tha se Mevlani i dukej si pula pa kokë, ndërsa Antonela si vajza që dëshironte të tregonte kudo dominancën e saj.
Pikërisht fjalët për të e revoltuan Mevlanin, i cili iu kthye konkurrentes me tone të ashpra duke i thënë
“Ti vetë ke ardhur për të treguar dominanten. Sa hape gojën të njoha direkt, se femra si puna jote kam parë me miliona.”
icon/
Pas debatit që plasi në studio, ndjekësit e kanë “kryqëzuar” Jasminën për ofendimin që i bëri Mevlanit. Kështu, asaj i është dashur të sqarojë fjalën që tha.
“Mevlanin mos e ofendo më”- i shkruan një ndjekës.
“Ta sqaroj sepse e kam vënë re që nuk e keni kuptuar; Pulë pa kokë është përdorur në kontekstin e një njeriu të pavendosur që ikën sa ktej sa andej dhe nuk e ndan mendjen. Kaq. U mbyll ky diskutim.”- shkruan ajo.