Lifestyle

Jelekët e gjyshërve janë trendi i sezonit vjeshtë-dimër 2020. Disa mënyra si t’i kombinoni

Një jelek i punuar me shtiza me siguri ju sjell në mendje veshjet e gjyshërve. Por duket se ky koncept që keni për të do të ndryshojë që këtej e tutje. Kjo pasi jeleku i thurur është një prej trendeve më të mëdha të sezonit vjeshtë-dimër 2020, që po pëlqehet aq shumë nga influencueset e modës.

Këtë veshje e pamë në pasarelat e Dior, Prada dhe Lacoste gjatë prezantimit të koleksioneve vjeshtë-dimër ’20. Nga stilet e thurura oversized, deri tek ato me kontraste ngjyrash, këta jelekë nuk janë të njëjtët që mund të mbani mend nga vitet ’90.

Në verë, disa jelekë të thurur u panë në Javën e Modës në Kopenhagen dhe që atëherë kjo tendencë ka filluar të shfaqet kudo. Për sa i përket stilimit, për muajt e verës i pamë jelekët të kombinoheshin me pantallona të shkurtra dhe xhinse, ndërsa për ditë më të freskëta, jelekët i pamë të shoqëroheshin me këmisha me jakë ose të veshur mbi fustanet me mëngë të gjata.

Nëse filluat të fiksoheni që tani me këtë trend, ja disa mënyra si ta kombinoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version