NTV
No Result
View All Result
02/03/2021 , 4:21
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
02/03/2021 , 4:21
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Jemi në situatë delikate”- Pas rritjes rekord të infektimeve, ja mesazhi i fortë i ministres Manastirliu

by Kasaj
03/02/2021 , 14:41
“Jemi në situatë delikate”- Pas rritjes rekord të infektimeve, ja mesazhi i fortë i ministres Manastirliu
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë rekordin e numrit të infektimeve që nga nisja e pandemisë në vendin tonë, plot 942 raste të reja pozitive me covid-19 brenda 24 orëve.

Sot, nga Qendra Shëndetësore numër 8 në Tiranë, në një nga pikat e reja të testimit të shpejtë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se jemi në një moment delikat dhe nuk duhet ulur vigjilenca e ftoi qytetarët të vijojnë të respektojnë masat e vendosura.

“Dua të nënvizoj rëndësia që ka situata që ne kemi është delikate, jemi duke e trajtuar me shumë kujdes, por bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Jemi në moment delikat pavaresisht se situata deri tani është e kontrolluar, s’do të thotë që të ulim vigjilencën e të mos kemi kujdesin që kemi pasur deri tani”, apeloi Manastirliu duke theksuar se po vijon puna për identifikimin e mutacioneve të reja të virusit në vendin tonë.

“Elementi i shtuar sa i përket punës së identifikimit në territor dhe ne për kapjen e mutacioneve e varianteve të reja, është trajnuar gjithë ekipi i epidemiologjistëve”, tha ministrja.

Ndërsa speicialistja e QSH8 tha se ditët e fundit “kemi pasur një fluks shumë të shtuar të pacientëve që kanë referuar simptoma të ngjashme me Covid”.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se janë duke intensifikuar punën në laboratorin e ISHP si dhe duke bashkëpunuar me institucione të tjera jashtë vendit për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

“Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re. Ndërkohë po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite në Berlin. Dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë, krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino.

© Panorama.al

Related Posts

Shqiptarja tregon historinë e saj të trishtë: Si më braktisi burri për një tjetër, mori edhe kursimet
Aktualitet

Shqiptarja tregon historinë e saj të trishtë: Si më braktisi burri për një tjetër, mori edhe kursimet

01/03/2021 , 15:10
Birrë falas për ata që vaksinohen, shqiptari që jeton në Izrael: Është turp, duhet të keni besim te mjekësia
Aktualitet

Birrë falas për ata që vaksinohen, shqiptari që jeton në Izrael: Është turp, duhet të keni besim te mjekësia

01/03/2021 , 14:49
Qeveria tjetër koncesion 2 muaj para zgjedhjeve për karburantet, do kushtojë 100 mln € për 10 vjet. Sa rritet çmimi për konsumatorin?
Aktualitet

Qeveria tjetër koncesion 2 muaj para zgjedhjeve për karburantet, do kushtojë 100 mln € për 10 vjet. Sa rritet çmimi për konsumatorin?

01/03/2021 , 14:06

Recent Posts

  • Presidenti Meta zhvillon një takim me Shoqatën “Durrësi Autokton”: Në referendumin historik të 25 prillit, populli kthen shenjtërinë e votës dhe merr në dorë fatet e tij
  • E pazakontë – Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-Covid, pasi mjekët refuzojnë t’i marrin
  • Gjermani – 70 mijë të vdekur nga Covid
  • “Nëse e jap penallti, do të ketë shumë debate”, mbrojtësi i Mançester Junajtid zbulon bisedën e çuditshme mes arbitrit dhe shokut të skuadrës
  • “Puna jonë po i jep frytet e saj, jemi përmirësuar”, Konte pas fitores: Momenti i keq financiar i pronarëve të Interit? Unë mendoj vetëm për…

Kategorite

  • Aktualitet (1,978)
  • Bota (1,978)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (239)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (126)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (303)
  • Kronike (743)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (96)
  • Lifestyle (661)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,398)
  • Politike (982)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (123)
  • Shendeti (446)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (428)
  • Videonews (379)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!