Ai eshte nje nder personalitetet me te shquara te letersise persa i perket vendit tone. E kur ju kujtoni kete ze mbreselenes dhe emocionues, teksa interpreton me shume mjeshteri vargjet e shume poeteve shqiptare, ju shkon mendja vetem tek Agim Xheka.
Edhe pse daljet e tij kane qene te pakta neper televizione, ai kurre nuk humbi gjurmet nepermjet zerit te tij, pjese e radio Tiranes dhe unionit te poeteve shqiptare, zeri tij na ka ndjekur gjithmone teksa shikonim dhe degjonim me admirim disa pjese te poezive te tij dhe te shume poeteve te tjere, te interpretuar nga ai.
Autori dhe interpretuesi ne bashkepunim me “NTV TELEVIZION” ai ndau me ne dhe interpretoi vargje te poetit te madh Naim Frasheri, ky do jete nje emision i cili do ju mbaje te mberthyer ne ekran duke shijuar disa vargje te recituara nga vete ai.