“Jezusi i urren serbët” – Mbishkrimi te kisha pas meshës së organizuar, nis përplasjet në Kosovë (FOTO)

Në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze, në të cilin thuhet: “Jezusi urren serbët”.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagoi pas ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

UP-ja ka theksuar se procesi dhe vendndodhja e ndërtimit të kishës janë në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e quajtur këtë veprim si “tentim për ndikim në procesin gjyqësor”.

Njëherësh, UP-ja ka ftuar të gjithë aktorët e përfshirë në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, t’i kontribuojnë qartësimit të kësaj situate, në përputhje me normat ligjore. UP-ja ka theksuar edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike, si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit.

Ndërsa Partia Socialdemokrate, PSD në muret e kësaj kishte ka vendosur mbishkrimet “Simbol i shovinizmit, bëhet faltore: Bekoi Albin Kurti”.

“Dje në këtë objekt u mbajt një liturgji kishtare. Në mes të ditës, në mes t’ë Prishtinës, para hundëve të krejt institucioneve, simbolin e shovinizmit duan ta bëjnë faltore. Jemi këtu per një deklaratë: simboli i shovinizmit nuk mund të jetë shtëpi e Zotit. Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre. Të gjithë duhet ta dijnë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit”, thuhet në deklaratën e PSD.

"Jezusi i urren serbët", mbishkrimi te kisha pas meshës

Më tej theksohet se “Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkjetesës. Kujtojmë se dje serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare”.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin