Connect with us

Kronike

Jo një po dy…digjen gjatë natës makinat në Vlorë

Published

on

VLORË– Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë. Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm ndaj një mjeti, mirëpo flakët kanë kapur edhe makinën që ishte e parkuar pranë.

Zjarrfikësit sëbashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të F.J. Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes’ e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’.

Aktualisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.  Ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë dy mjetet.

Kronike

Makinat inteligjente ‘kapin mat’/ Policia: Janë pezulluar 82 leje drejtimi

Published

on

By

Policia e Shtetit ka informuar se me anë të monitorimit me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, gjatë ditës së dielë janë gjetur në shkelje dhe janë pezulluar 82 leje drejtimi.

Sipas policisë, nga kontrollet e kryera në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit, janë vendosur edhe 123 masa administrative.

Njoftimi i plotë:

Edhe gjatë javës që lamë pas ka vijuar monitorimi i pandërprerë i qarkullimit të automjeteve, në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë ditës së dielë, kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.

 

Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe janë vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për qarkullim me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h. Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë.

Përgjatë ditës së dielë, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.

Në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative.

Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin

Continue Reading

Kronike

Rrëfimi: Më ofruan 50 mijë € për kokën e Filip Gjeloshaj, ky ishte porositësi

Published

on

By

Siç konfirmuan dhe organet kompetente, nga dëshmitë e dy të penduarve, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt janë zbuluar detaje tronditëse dhe vrasje të ndodhura gjatë dekadës së fundit.

Në dosje, është treguar dhe atentati i dështuar ndaj Filip Gjeloshajt, një emër i njohur për drejtësinë.

Dinamika se si ndodhi ngjarja më 5 shkurt të vitit 2011

Më datë 05.02.2011 rreth orës 20.30, në vendin e quajtur rruga “Siri Kodra”, në kryqëzimin e kësaj rruge me Rrugë: “Duke Duka”, nga persona të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Filip Gjeloshi ku për pasojë është plagosur lehtë në krah. Pas marrjes së këtij njoftimi nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë është ngritur grupi hetimor ku janë kryer veprimet në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materiale: Prokuroria arsyeton se: Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se shtetasi Filip Gjeloshi rreth orës 22:00 pasi ka mbyllur lokalin e tij, të cilin e ka rreth 400 metra nga vendi i ngjarjes, ka lëvizur me makinën e tij tip “Mitsubishi”, me ngjyrë të bardhë. Në makinë bashkë me të ka qenë dhe shtetasja Mimoza Isufi. Në momentin që i është afruar kryqëzimit të rrugës, në afërsi të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri disa herë. Në automjetin e tij janë konstatuar dëmtime me armë zjarri.

Gjithashtu shtetasi Filip Gjeloshaj ka marrë plagë të lehta në krah jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme hetimit shtetasit: Mimoza lsufi, Gjin Gjeloshi, Filip Gjeloshaj dhe Ardian Ozuni.

Shtetasi Adrian Ozuni ka sqaruar se njihet me Filip Gjeloshin që para 10 vjetëve dhe në përgjithësi me të ka shkuar mirë. Ai ka sqaruar në deklarimin e tij lëvizjet ditën e ngjarjes dhe se si është vënë në dijeni të saj nëpërmjet televizorit. Gjithashtu ai sqaron se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar Filip Gjeloshin.

Ndërkaq, Hoxhaj ka thënë se i ishte premtuar nga Ozuni shifra e 50 mijë eurove për të eliminuar Gjeloshin. Ai ka zbuluar me detaje të gjitha lëvizjet e tij, deri në momentin që hapi zjarr ndaj shënjestrës. Hoxhaj thotë më tej, se ka mësuar se nuk e ka kryer deri në fund punën, përmes televizorit.

“Gjithashtu mbaj mend që në vitin 2011 muaji Shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga shtetasi Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky shtetas më ka ofruar që për të kryer vrasjen e shtetasit Filip Gjeloshi do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milion lekë paradhënie për shpenzimet.

Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit. Pasi pranova ofertën për ta kryer punën unë e kam mbikëqyrur disa here shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj” derisa vendosa momentin e duhur për ta kryer.

Unë kam pasur një automjet Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda mjetit kam pasur një automatik kallashnikov me silenciator. Automatikun ma ka gjetur Ardiani i cili njihej me pseudonimin “Cufi” dhe përveçse më gjeti armën i ka bërë nuk e di se ku edhe një silenciator të cilin e provuam tek karburanti i tij në Allias.

Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë errësirë dhe unë kisha i parkuar afër lokalit që ky shtetas kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja që shënjestra (Filipi) të vinte.

Ai ka ardhur pas një farë kohe me automjetin e tij mbaj mend që ka qenë i markës Mitsubishi me targa angleze dhe timon në krah të kundërt.

Sapo e kam parë të afrohej kur ai ndaloi në kthesë kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar për nga drejtimi i sipërm pasi nga shinat e trenit mund të kishte postbllok tek ura Paskuqanit.

Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë duke qenë se nuk..”, ka deklaruar Hoxhaj.

Continue Reading

Kronike

Killeri tregon si i vranë dy vëllezërit Haxhiaj në Durrës

Published

on

By

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, tronditi opinionin publik, pasditen e 27 prillit 2020. Ky eliminim u krye pikërisht nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët pas arrestimit kanë rrëfyer edhe krimet e kobshme të tyre. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.

Ndërkohë  NTV.AL ka zbardhur dëshminë e Henrik Hoxhajt lidhur me këtë vrasje. Ai shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiajt, për një shumë prej 70 mijë eurove. Në këtë punë, Henrik Hoxhaj rrëfen para hetuesve se Nuredin Dumani ka marrë pjesë edhe vetë. Pasi janë siguruar mjetet me të cilën do kryhej krimin, një makinë tip “Toyota” ngjyrë e errët si dhe tre kallashnikovë.

Më tej Henrik Hoxhaj shprehet se në pritë Besmir Haxhiajn  e ka nxjerrë Klevis Alla i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”. Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave. Besmir Haxhiaj kishte qenë bashkë me të vëllanë. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre.

“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e  pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin.” mësohet të jetë shprehur Henrik Haxhiaj.

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

14 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

GJKKO lë në burg 18 të arrestuarit 
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç
10.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
11.    Leonard Palushi, 41 vjeç
12.    Gentian Sharra, 48 vjeç
13.    Fatos Gosa, 54 vjeç
14.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
15.    Petrit Qoli, 51 vjeç
16.    Agron Qoli, 52 vjeç
17.    Agron Qafa, 48 vjeç
18.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Continue Reading

Kronike

Makina përplas 60-vjeçarin në Vlorë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Published

on

By

Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të tregut të Orizit në qytetin e Vlorës.

Ai po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet tip ‘Hyundai’ me targat AA890HC. Këmbësori është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku është në gjendje të rëndë për jetën.

Continue Reading

Kronike

Drejtonte ‘Audi-n’ nën efektin e drogës, arrestohet polici

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, inspektori me inicialet A. B., 50 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë.

Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatē drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.

Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.

Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING