NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 13:23
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 13:23
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Joe Biden – Një inaugurim si asnjë tjetër në SHBA

Për ata që nuk e kanë marrë ende mesazhin për të qëndruar në shtëpi, ai po përforcohet me trupa të armatosura

by Cuci
18/01/2021 , 16:55
Joe Biden – Një inaugurim si asnjë tjetër në SHBA
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me përjashtim të rasteve të rralla, inaugurimi i një presidenti të ri simbolizon traditën amerikane të një transferimi paqësor të pushtetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch shpjegon se si dhe pse inaugurimi të mërkurën i Joe Biden-it do të jetë i pashoq në histori.

Gjatë historisë së Shteteve të Bashkuara, inaugurimi i një presidenti të ri paraqet një cilësi të rrallë të demokracisë së Amerikës, transferimin paqësor të pushtetit, shpesh nga një parti politike në tjetrën …edhe pas një fushatë të hidhur elektorale.

Më 20 janar, Joe Biden do të bëjë betimin si president në shkallët e Kapitolit, gërvishtur nga sulmi i dy javëve më parë nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

“Nuk kam frikë të bëj betimin jashtë“, thotë zoti Biden.

Incidenti tkurri më tej përmasën e festimeve me këtë rast, rrudhur gjithsesi për shkak të pandemisë.

“Mendoj se gjithçka që përmban një inaugurim për shumicën e amerikanëve do të jetë në gjendje të realizohet e do të jetë e pranishme në ditën e Inaugurimit“, thotë Lara Brown drejtoreshë e shkollës pasuniversitare të Menaxhimit Politik në Universitetin George Washington.

Numri i të ftuarve do të jetë i kufizuar dhe ata do të qëndrojnë të shpërndarë gjatë ceremonisë së betimit. Pas fjalimit të tij me rastin e inaugurimit, zoti Biden do të kryesoje një vargan ushtarak për të forcuar konceptimin e një transferimi paqësor të pushtetit.

Më pas ai dhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të shkojnë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të vendosur kurora me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

“Mendoj se nuk do të ketë një paradë gjigante inauguruese në bulevardin Pensilvania“, thotë zoti Biden.

Në vend të saj, një transmetim televiziv i “paradës në të gjithë Amerikën” do të sigurojë atë që komiteti i inaugurimit thotë se është një “shfaqje ndryshe e dinamike për komunitetet në të gjithë vendin”.

Ballot tradicionale të inaugurimit që zhvillohen në mbrëmje do të zëvendësohen nga një program 90 minutësh drejtuar nga aktori Tom Hanks me pjesëmarrjen e një grupi muzikantësh duke filluar nga Bruce Springsteen tek Demi Lovato.

Për ata që nuk e kanë marrë ende mesazhin për të qëndruar në shtëpi, ai po përforcohet me trupa të armatosura.

“Kjo është gjithashtu një shenjë shqetësuese që ne duhet të dërgojmë 25,000 trupa të Gardës Kombëtare për të mbrojtur kryeqytetin në një vend demokratik përpara një inaugurimi dalë nga zgjedhje legjitime. Kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Lisa Barton-Short e Universitetit George Washington.

Lisa Barton-Short kryeson departamentin e gjeografisë në Universitetin George Washington dhe është autore e një libri mbi parkun kombëtar…i cili do të qëndrojë i mbyllur gjatë inaugurimin, rrethuar nga gardhe hekuri të vendosura njëra pas tjetrës, për të penguar përsëritjen e sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Më pëlqen të jem në anën e pasme të Kapitolit, duke parë përtej hapësirës së madhe të parkut. Eshtë një nga ato pamje që thotë se ky është një peizazh ku mund të shohësh se kush jemi ne si amerikanë. Inaugurimi do të jetë më i varfër. Do të varfërohet për shkak të mungesës së njerëzve. Dhe kjo është vërtet e trishtueshme”, thotë ajo.

Me inagurimin e zotit Biden mesditën e së mërkurës, ai do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Related Posts

Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
Bota

Bilanci i COVID-19 në botë – Shkon në 117 milionë numri rasteve aktive dhe 2.6 milionë të vdekur

07/03/2021 , 13:19
Europa regjistron 1 milion të infektuar në vetëm 1 javë
Bota

Europa regjistron 1 milion të infektuar në vetëm 1 javë

07/03/2021 , 12:00
Shpallet FITUESI i festivalit të 71-të të Sanremos – Shqiptari Ermal Meta zë vendin e tretë, çmimin e parë e rrëmben grupi i rrokut Maneskin
Bota

Shpallet FITUESI i festivalit të 71-të të Sanremos – Shqiptari Ermal Meta zë vendin e tretë, çmimin e parë e rrëmben grupi i rrokut Maneskin

07/03/2021 , 11:19

Recent Posts

  • Bilanci i COVID-19 në botë – Shkon në 117 milionë numri rasteve aktive dhe 2.6 milionë të vdekur
  • “Inagurohet brenda 2021″/ Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë
  • Dita e Mësuesit/Ministrja Kushi, telefonatë surprizë urimi për mësuesen e saj kujdestare të gjimnazit
  • “Mbetemi gjithmonë nxënës”, Kryemadhi uron mësuesit për 7 mars: Misionarët e të mirës, na mësuan për të qenë të duruar dhe modestë…
  • Jo biznesmenë në lista”! Meta komenton kandidimin e Bozos dhe Çomos nga PS, mesazh të prerë krerëve të partive: Me hir a me pahir…!

Kategorite

  • Aktualitet (2,029)
  • Bota (2,071)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (131)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (796)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,544)
  • Politike (1,096)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (442)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!