NTV
No Result
View All Result
04/03/2021 , 9:28
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
04/03/2021 , 9:28
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Joe Biden shfuqizon një nga politikat më përçarëse të Trump – Ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri (FOTO)

by Cuci
26/01/2021 , 20:58
Joe Biden shfuqizon një nga politikat më përçarëse të Trump – Ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri (FOTO)
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka kaluar as një javën që nga fillimi i administratës së Joe Bidenit dhe në Pentagon po ndodhin ndryshime thelbësore pasi presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe Sekretari i ri i Mbrojtjes Lloyd Austin përpiqen të zhbëjnë politikat e ndërmarra nga ish-Presidenti Donald Trump.

Me një firmë të vetme, i rrethuar nga zyrtarë të lartë ushtarakë, Presidenti Joe Biden shfuqizoi një nga politikat më përçarëse të paraardhësit të tij – ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri.

“Po iu mundësoj të gjithë amerikanëve të kualifikuar t’i shërbejnë vendit të tyre në uniformë”, tha presidenti Biden.

Në Twitter, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e vlerësoi urdhrin, duke e quajtur atë jo vetëm veprimin e duhur, por një lëvizje të zgjuar.

Urdhri ekzekutiv i së hënës është hapi më i fundit i administratës së re për të ndihmuar ushtrinë amerikane të ndryshojë kursin që kur sekretari Austin mbërriti për herë të parë në Pentagon të premten e kaluar duke mbajtur premtimin që bëri para ligjvënësve një javë më parë në seancën e tij të konfirmimit.

“E kemi për detyrë t’u sigurojmë njerëzve tanë një mjedis pune pa diskriminim, urrejtje dhe ngacmime. Nëse konfirmohem, unë do të luftoj fort për të eliminuar sulmet seksuale dhe për të hequr nga radhët tona racistët dhe ekstremistët”, tha sekretari i ri i Mbrojtes.

Sekretari Austin ka lëshuar tashmë një memorandum që kërkon marrjen e masave kundër sulmeve seksuale.

Por përparimi lidhur me problemin në rritje të ekstremizmit – që u dëshmua nga një numër i ish-anëtarëve ushtarakë që morën pjesë në sulmin e Kapitolit – – mund të jetë më i vështirë.

“Ne duhet të shkojmë përtej shqyrtimit të individëve për tatuazhe të mundshëm neo-naziste. Verifikimi i anëtarëve të ushtrisë duhet të jetë shumë më i thellë se kaq. Duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh për atë që rekrutët e rinj dhe anëtarët aktivë të shërbimit mund të bëjnë në internet”, thotë Colin Clarke, drejtor i Politikave dhe Hulumtimeve në Grupin The Soufan.

Sekretari Austin po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi ka premtuar të ndihmojë në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ai gjithashtu ka kontaktuar aleatët kryesorë… ndërsa afron afati për të bërë zgjedhje kritike për praninë në Irak dhe Afganistan, ku numri i trupave amerikane është në nivelet më të ulëta …dhe në Afrikë, ku prania ushtarake amerikane gjithashtu është zvogëluar.

Gjithashtu, ka tensione në rritje me Rusinë. Shqetësime në lidhje me Korenë e Veriut. Iranin.

Dhe pastaj Kina.

“Do ta vija Kinën në krye. E shoh Kinën si një kërcënim në rritje”, thotë Bradley Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.“Në disa raste – dhe populli amerikan dhe miqtë tanë në botë duhet ta kuptojnë këtë – kinezët kanë sisteme që janë po aq të mira ose më të mira se tonat”.

 

Një listë e gjatë detyrash për sekretarin e ri të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.

Related Posts

Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë
Bota

Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false në Afrikë të Jugut dhe Kinë

04/03/2021 , 8:19
Rriten shifrat  e Covid – Shtetrrethim në Sllovaki
Bota

Rriten shifrat e Covid – Shtetrrethim në Sllovaki

03/03/2021 , 14:14
Nga sukses, në katastrofë – Tre vendimet që e bënë Çekinë një “dështim pandemik”
Bota

Nga sukses, në katastrofë – Tre vendimet që e bënë Çekinë një “dështim pandemik”

03/03/2021 , 14:07

Recent Posts

  • Nga lidhja tek rikthimi në “Për’puthen”, Tea me Beartin japin intervistën e parë si çift dhe nuk lanë gjë pa treguar
  • “Pse ne nuk mund të kemi një fëmijë?” Gjinekologia ngre shqetësimin: Ndotja e ajrit ul pjellorinë e çifteve
  • Jeni mbushur papritur me akne në fytyrë? Këto 7 objekte mund të jenë fajtorët kryesorë
  • Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre
  • Ç’po ndodh këtu? Ish e dashura e Rinianit vjen në Shqipëri dhe të gjithë nisën nga dyshimet

Kategorite

  • Aktualitet (2,004)
  • Bota (2,015)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (242)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (128)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (309)
  • Kronike (766)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (98)
  • Lifestyle (665)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (121)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,460)
  • Politike (1,028)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (126)
  • Shendeti (452)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (386)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!