Kosova

Joseph: Rama, marrëdhënie të ngushtë me Vuçiç, SHBA, e butë me Serbinë

Profesori dhe analisti Edward P. Joseph ka folur në lidhje me analizën e bërë nga ai dy ditë më parë në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Joseph duke shpjeguar situatën e vështirë që është krijuar për Kosovën në rang ndërkombëtar dhe mungesën e përkrahjes nga Shqipëria, ka theksuar se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë miqësi të ngushtë. Sipas tij, SHBA-të kanë qenë të buta me Serbinë në lidhje me këtë situatë, por po shpreson që të ndryshojë…

“Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë me sa duket një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin Vuçiç dhe mbështesin “Ballkanin e hapur”, që unë besoj se nuk është një projekt që do t’i sjellë stabilitet rajonit, por paqëndrueshmëri dhe shikojmë se kjo nuk ndodh vetëm me Kosovën, por edhe me Malin e Zi dhe me Bosnje Hercegovinën.

Ka shumë kundërshti ndaj “Ballkanit të Hapur” dhe dyshime të mëdha, jo thjesht prej Albin Kurtit dhe shumicës së shqiptarëve të Kosovës, por edhe prej boshnjakëve, prej kroatëve dhe prej malazezëve, të cilët, që të gjithë, shohin kërcënime prej Beogradit në personin e Aleksandër Vuçiçit. Dhe ironia këtu qëndron në faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë me këtë qëndrim për t’iu qasur dhe për t’u përpjekur duke u mundur që ta bindin Presidentin Vuçiç të largohet prej Rusisë, kur vetë qytetarët serbë po protestojnë në numra masivë kundër Presidentit Vuçiç dhe klimës së dhunës që ai ka krijuar” – deklaroi Joseph

 

TRENDING

Exit mobile version