Juventusi mposht Interin në derbin e pesë golave – penallti, karton të kuq dhe shumë vendime të gjyqtarit që nuk u pranuan

Juventusi ia del të thyejë kampionët e Interit dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një biletë në Champions League. 3-2 për ekipin vendas përfundoi sfida e luajtur në “Allianz Stadium”, ndryshe derbi i Italisë. Takimi prodhoi gjithçka: VAR, tre penallti, karton të kuq dhe autogol.

Ekipi i Andrea Pirlos fitoi një penallti në mesin e pjesës së parë. Cristiano Ronaldo dështoi në tentativën e parë kundër Samir Handanovic, ndërsa e dërgoi në rrjetë topin e rikthyer nga kapiteni zikaltër. Goli i 29-të sezonal në kampionat për CR7.

11 minuta më vonë u akordua një tjetër penallti, por kësaj radhe për ekipin e Antonio Contes. Romelu Lukaku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke gjetur golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Emocionet nuk kishin mbaruar.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin