Pinknews

Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!

Përgjatë javës së fundit, të gjithë banorët e shtëpisë kanë ngritur aludime lidhur me Romeon dhe Erjolën, teksa pretendojnë se mes tyre ka një pëlqim.

E si të mos mjaftonte kjo, Graciano në spektaklin e shkuar bëri rrëmujë me deklaratën e tij teksa shprehu se Romeo i ka shkruajtur dhe kërkuar Erjolës për lidhje gjatë momentit që kanë qenë jashtë shtëpisë.

E ndërsa sot ka reaguar motra e Erjolës lidhur me deklaratën e bujshme të bërë në shtëpi.

Ajo shprehet se ata janë rastisur në ambientet e Top-it dhe thjesht janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas shton se këtë veprim të bërë prej Gracianos nuk do ia bënte ndonjë shoqeje të saj, “ça të keqe ka se janë të dy beqarë”- shton ajo.

“Jo jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë. Tani ata në Top Channel mund të jenë takuar. Jo, janë rastisur në ambjentet e Topit thjeshtë mirëmëngjes, mirëmbrëma… Unë nuk do ja bëja një gjë të tillë një shoqeje, ca të keqe ka se janë të dy beqarë.”

TRENDING

Exit mobile version