Kronike

Kakavija ‘vë në pranga’ vrasësin shqiptar

Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar sot nga policia greke. Burime paraprake bëjnë me dije se ai është kapur teksa ka tentuar të kalojë në territorin grek.

Mësohet se, gjatë kontrollit nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës, rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut.

Shqiptari akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje. Për arsye hetimore nuk bëhet ende me dije identiteti i tij.

TRENDING

Exit mobile version