“Kam folur me klubin, nuk iki nga Juve”, Szczesny qëndron dhe i mbyll derën Donnarummas

Wojciech Szczesny do të qëndrojë te Juvenusi të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Këtë lajm mjaft domethënës për planet e bardhezinjve e bën të ditur vetë gardiani polak në një intervistë për mediet e atdheut të tij, duke treguar edhe bisedën me drejtuesit e klubit.

Gardiani tregon se është e sigurt se ai nuk do largohet nga Juventusi në këtë verë, duke konfirmuar në njëfarë mënyre se Donnarumma nuk do vijë në Torino këtë verë, por pritet të zbarkojë në Barcelonë ose PSG.

“Kam biseduar me klubin dhe më thanë se nuk ka dyshime për pozicionin tim. Ata besojnë te unë dhe nuk do të më shesin, është 100% e sigurt. Edhe unë dua të qëndroj dhe në këtë pikë jemi në harmoni me klubin. Allegri? Është i rëndësishëm për mua. Në të kaluarën kemi punuar shumë mirë së bashku.Kemi marrëdhënie të mirë shoqërore. Unë gjithashtu e vlerësoj shumë Pirlon. Ai ka njohuri, aftësi dhe ide. Do e shihni në të ardhmen se puna e tij do shpërblehet. I uroj fat kudo që të shkojë dhe e di se ai mund të shkojë kudo sepse ai tashmë është trajner i shkëlqyer”, u shpreh Pirlo.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin