Connect with us

DOSSIER

‘Kam shkuar me femra, por Partisë i kam qëndruar besnik’

Published

on

Një dokument sekret i Byrosë Politike, i vitit 1961, zbulon një ngjarje të pazakontë: njëri prej byroistëve më të vjetër i ka kërkuar udhëheqjes së Partisë ta ndëshkojë rëndë se është i poshtër, borgjez, gënjeshtar dhe imoral.

Më herët, Pilo Peristeri ka biseduar për këto çështje me Mehmet Shehun dhe i ka kërkuar ta ndihmojë për t’ia bërë prezente Enver Hoxhës. I befasuar nga ajo që i dëgjonin veshët, Shehu është munduar ta qetësojë dhe sa është ndarë me të, ka nxituar të takohet me Hoxhën. Në bisedë me këtë të fundit, i ka treguar rrëfimin e jashtëzakonshëm të Peristerit, i cili pohonte se kishte fshehur disa probleme serioze në biografi, se kishte përftuar padrejtësisht disa mijëra franga kur kishte qenë me një delegacion në Paris, se ishte marrë me femra dhe nuk ishte treguar i sinqertë me Partinë.

Enver Hoxha, i çuditur nga kjo sjellje e mikut të vjetër, e ka thirrur Peristerin dhe i ka thënë të mos shqetësohet për këto lloj gabimesh, të cilat përballë kontributeve të tij për Partinë, nuk kanë ndonjë peshë. Pilo ka falënderuar udhëheqësin për “ndihmën e çmuar” dhe në largim e sipër i ka pohuar se tashmë është i qartë dhe mund të flejë rehat.

Mirëpo, pa kaluar as 24 orë, ai është rrëfyer sërish te Hysni Kapo, asokohe sekretar i KQ-së: Unë jam i poshtër, i padenjë, borgjez, Partia duhet të më dënojë. Ashtu si dhe Mehmeti, Kapo i ka transmetuar Hoxhës fill e për pe atë që ka dëgjuar nga goja e byroistit më të hershëm.

 

Hoxha e gjykon se diçka s’shkon në këtë histori dhe e thërret në takim në prani të Mehmet Shehut. Sakaq, Pilo vazhdon me avazin e tij: Më dënoni, s’e meritoj të jem në Byronë Politike, kam bërë faje të rënda. Enveri e sqaron me durim, deri sa tjetri pranon se e ka kuptuar dhe ikën i lehtësuar. Por, sa kalon zyrën e shefit të Partisë, pushtohet sërish nga e njëjta gjendje dhe fillon të rrëfehet te çdonjëri nga liderët që takon, tashmë më shkujdesur:

 

Po, po, i kam bërë të gjitha, kam shkuar dhe me femra, kam vjedhur, shikoni me kujdes se për mua ka folur dhe Teme Sejko në gjyq. Më në fund, Pilo bëhet çështje delikate për Partinë dhe kushtëzon një takim urgjent të Byrosë Politike. Gazeta “Panorama” publikon sot procesverbalin e plotë të mbledhjes së panjohur me debatin për sjelljen misterioze të Pilo Peristerit…

Protokolli i mbledhjes së Byrosë Politike të datës 31 maj 1961 mbi çështjen e shokut Pilo Peristeri. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Enver Hoxha, shtroi përpara kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike çështjen e shokut Pilo Peristeri. Shoku Enver informoi Byronë sa më poshtë: Përpara ndonjë jave, shoku Pilo kërkoi dhe takoi shokun Mehmet, të cilit i njoftoi se ishte shumë i shqetësuar, sepse një ditë më parë unë e paskam shikuar shtrembër, prandaj vuri pyetjen ç’ka dhe ç’dyshon për mua shoku Enver.

Kur shoku Mehmet iu përgjigj se shoku Enver nuk ka asnjë gjë kundër teje, po ç’të shtyri ty të mendosh një gjë të tillë, shoku Pilo iu përgjigj se kishte disa gjëra që nuk ia kishte thënë Partisë dhe shtoi se unë jam i poshtër, borgjez etj., etj. Sipas atyre që tha Pilo, del se ai nuk ka treguar në biografinë e tij se ka qenë një herë në Itali për ndonjë muaj dhe më vonë një herë në Greqi për nja dhjetë ditë për arsye se kishte sëmurë gruan e tij të parë. Përveç këtyre, ai thotë se kur ka shkuar një herë në Francë si delegat i Bashkimeve Profesionale paska shpenzuar disa mijëra franga franceze mbi dietën dhe këto s’i paska shlyer.

Shoku Mehmet e qetësoi, i tha se shoku Enver nuk ka asgjë me të dhe se këto gjëra që po i tregon janë çështje të vogla, por për çdo eventualitet eja të shkojmë te shoku Enver e të sqarohemi me të. Kështu, të dy shkuan te shoku Enver dhe biseduan mbi këto çështje. Shoku Enver e qetësoi, i tha se asgjë nuk ka me të, se nuk e ka shikuar ndryshe nga herët e tjera atë ditë për të cilin dyshon ai, po kush e di si ka qenë rasti, se shoku Enver nuk mund të ketë maska dhe t’i shikojë njerëzit sipas qejfit të tyre. Edhe për sa u përket çështjeve që shoku Pilo tha se nuk ia kishte bërë të ditur Partisë, shoku Enver i tha të qetësohej se ai tani më së fundi i tha dhe ato.

Prandaj e këshilloi që kjo të konsiderohej e mbyllur. Shoku Pilo tha se tani ishte i qartë, u qetësua, e falënderoi dhe u largua. Mirëpo, pas këtij takimi, shoku Pilo u takua edhe me shokun Hysni Kapo, të cilit i vuri në dukje të njëjtat gjëra. Edhe ai e qetësoi, i tha se ato nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe.

Më vonë kërkoi një takim tjetër me shokun Enver dhe shokun Mehmet, para të cilëve shtroi çështjen se vuan shumë përbrenda, se e mundojnë ato gjëra që nuk ia ka thënë Partisë, se është i poshtër, i padenjë dhe borgjez etj. Gjatë fjalëve të tij, ai shfrente me të qara e dënesë, me histerizëm. Bile, shoku Pilo kërkoi që të pyeteshin gjer në fund Teme Sejkua me shokë se mos kanë gjë për të thënë edhe për Pilon.

Shoku Enver dhe Mehmeti e qetësuan dhe i thanë se vuan nga një lodhje e madhe nervore, se i janë shkatërruar nervat gjatë kësaj kohe, prandaj e këshilluan të qetësohet se ato që kish për të thënë, ia kish thënë Partisë dhe se Partia asnjë dyshim nuk ka tek ai, prandaj nuk ka pse të pyetet as Teme Sejkua, as kurrkush tjetër, sepse Partia e njeh si njeri të ndershëm. Shoku Enver, në konsultën me shokët Mehmet dhe Hysni, duke e vlerësuar këtë si diçka jo me karakter politik, vendosën që të mos e shqetësonin Byronë Politike, duke menduar se shoku Pilo do ta mbyllte me kaq.

Mirëpo, po të nesërmen, ai i bisedoi këto edhe me Tasi Mitrushin, të cilit i përsëriti të njëjtat çështje, se ishte i poshtër, borgjez etj. Pastaj këto ia thotë Haki Toskës dhe më në fund, pas referatit që bëri në seminarin me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve, shoku Ramiz Alia e kapi edhe këtë duke i përsëritur të njëjtat gjëra.

Kjo është mjaft serioze, -tha shoku Enver, -aq më tepër kur shoku Pilo ka arritur në konkluzionin se për të tëra këto ai donte të fliste hapur edhe përpara seminarit ku merrnin pjesë kuadrot kryesore të Partisë. Një gjë e tillë do të ishte një hap mjaft i rrezikshëm për Partinë. Duke menduar këto situata, – përfundoi shoku Enver, -ne thamë që këto t’i shtrojmë për diskutim në Byronë Politike. Tani shoku Pilo ta sqarojë Byronë mbi të gjitha këto çështje.

Pastaj e mori fjalën shoku Pilo, i cili tha se aprovonte plotësisht të gjitha ato që tha shoku Enver dhe shpjegoi se kur ka bërë autobiografinë, nga turpi, paska fshehur faktin që ka qenë në Itali dhe në Greqi me të shoqen dhe ca më vonë kur ka shkuar pas çlirimit në Francë ka shpenzuar disa franga franceze të tepërta, të cilat nuk i ka shlyer. Tha gjithashtu se kishte bërë edhe disa poshtërsira të tjera me femra etj. Të gjitha këto veprime, – vazhdoi shoku Pilo, -nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës, sepse unë në fakt e kam gënjyer Partinë, nuk e kam merituar besimin që ajo më ka dhënë.

Unë, – tha shoku Pilo, -bëra një gabim shumë të madh që dyshova në sinqeritetin e shokut Enver, kur i shtrova shokut Mehmet që më është dukur sikur shoku Enver më pa me sy të shtrembër, por mendova se mos vallë shoku Enver kish marrë ndonjë raport nga poshtë kundër meje, sepse nga njëherë kur kam qenë në Dhërmi e gjetkë flisja ndonjë fjalë greqisht, prandaj për të treguar se unë nuk kam asgjë politike kërkova që të pyeten gjer në fund Teme Sejkua me shokë.

Por, unë, -përfundoi shoku Pilo, -e siguroj Byronë që në të gjithë veprimtarinë time nuk ka asgjë politike, por që të qetësohem, them se ajo të ngarkojë shokun Kadri Habiu për t’i verifikuar këto gjëra. Shokët e Byrosë, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Rita Marko, Ramiz Alia, Haki Toska, Spiro Koleka dhe gjithë të tjerët e pyetën shokun Pilo, dhe i kërkuan të shpjegonte përse ai ngre një problem të tillë në këtë moment të vështirë që po kalon lëvizja komuniste ndërkombëtare, në një kohë kur kundër Partisë sonë drejtohen gjithë këto sulme të egra të revizionistëve dhe të Nikita Hrushovit?

Përse nuk u kujtua edhe më parë për një gjë të tillë dhe a mos është lëkundur ai nga kjo situatë, a mos është frikësuar nga situata e krijuar dhe si rrjedhojë, duke nxjerrë këto çështje kërkon të largohet nga Byroja Politike?

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shoku Pilo tha se këto gjëra po e mundonin gjithnjë e më shumë tani, sepse ato po i dilnin edhe në Komitetin e Kontrollit të Partisë, ku shqyrtohen çështjet e sjelljeve jo të mira të komunistëve, ose çështje që kishin të bënin me abuzime nga ana e tyre, apo fshehje të gjërave në autobiografinë e komunistëve.

Shoku Pilo insistoi që Byroja të marrë masa kundër tij. Duke iu përgjigjur pyetjes së shokut Enver nëse ka ndonjë arsye politike në këtë çështje, shoku Pilo u përgjigj kategorikisht se asnjë arsye politike nuk ka. Pas diskutimeve që bënë shokët e Byrosë, shoku Enver bëri konkluzionet e mëposhtme: Ne e njohim shokun Pilo si një shok të vjetër që ka punuar për çështjen e komunizmit, për çështjen e Partisë dhe i themi se asnjë gjë, as një raport, asnjë çështje për të s’na ka ardhur dhe është shtruar në Byronë Politike, as në qeveri; as në Ministrinë e Brendshme ku të vihej në dyshim qëndrimi i tij politik.

Shoku Pilo tani shtron disa çështje që i ka fshehur në biografinë e tij, siç është çështja me frangat franceze, çështja me femrat etj. Natyrisht, këto janë të dënueshme nga Partia, por nuk janë aq të rënda sa të marrim masa ekstreme. Por çështja është përse shoku Pilo i ngre këto çështje pikërisht në këto moment. Ne duhet t’i flasim haptazi që t’i vërë gishtin dhe të vihet mirë në rrugën e drejtë të Partisë. Është e qartë se shoku Pilo së pari është tronditur në këtë situatë. Të gjitha presionet e armiqve, imperialistëve, revizionistëve etj., e kanë tronditur atë.

Shoku Pilo është frikësuar nga situatat, të cilat kanë shkaktuar tek ai një dobësim të theksuar të nervave. Së dyti, në këtë drejtim dhe që kjo rrjedh nga e para, ka influencuar edhe një lodhje e madhe nervore te Pilo. Shoku Pilo theksoi se në këto çështje s’ka asgjë politike. Po ne e besojmë, prandaj edhe e trajtojmë jo si një çështje politike. Po shoku Pilo ka bërë gabime të mëdha që mund të ktheheshin në një çështje të madhe politike.

Fakti është që edhe pas këshillave që iu dhanë për këto gjëra, ai ua shtroi shokëve njërit pas tjetrit dhe aq më keq kur deshi që ato t’i bënte problem edhe të kuadrove kryesorë të Partisë. Për ne fajet e shokut Pilo, poshtërsitë që thotë se ka bërë etj., nuk janë gjëra shumë të mëdha se ato nuk kanë shumë rëndësi. Po të ishin politike ato çështje që thua se të mundojnë, ta kesh të qartë se Byroja s’do të hezitonte aspak, por do të merrte masat përkatëse.

Shokut Pilo i është tronditur thellë besimi ndaj Partisë. Ai pati frikë t’i shkruante në biografinë e tij këto gjëra që thotë tani, të cilat, në fund të fundit, nuk ishin asnjë krim. Shoku Pilo pati frikë t’ia thoshte edhe më vonë këto gjëra Partisë dhe këtë gjë, besimin te Partia, shoku Pilo duhet ta ketë parasysh. Shoku Pilo ka mbeturina mikroborgjeze, madje shumë të theksuara.

Ai vetë ka bërë shumë pak për të luftuar këto mbeturina, ashtu siç ka bërë pak edhe për ngritjen e nivelit kulturor e ideologjik. Por detyra jonë është t’i shërojmë shokët, t’i shpëtojmë ata. Njeriu sëmuret nga gripi dhe doktori e shëron, njeriu sëmuret nga tifoja dhe doktori lufton ta shërojë, njeriu sëmuret nga tuberkulozi dhe doktori përsëri e shëron; njeriu sëmuret nga kanceri dhe mjeku bën gjithnjë përpjekje ta shpëtojë të sëmurin. Kështu bëjmë dhe ne me njerëzit, me komunistët. Ne duhet t’i shërojmë ata nga sëmundjet e ndryshme, t’i bëjmë luftëtarë të vendosur.

Duke marrë parasysh tronditjen nervore të shokut Pilo, të gjithë shokët e Byrosë Politike janë dakord që ai të bëjë një vizitë mjekësore dhe t’i jepet një leje me kohë të pacaktuar për pushim, derisa të shërohet plotësisht nga kriza që e ka kapur. E porosisim edhe një herë shokun Pilo që kësaj çështjeje t’i jepet fund njëherë e mirë nga kjo mbledhje e Byrosë, që ai këtë të mos e diskutojë jashtë me njerëzit. Pas fjalës së shokut Enver, shoku Pilo u shfaq dakord me konkluzionet e shokut Enver dhe premtoi se tashmë ai është i qartë, se do t’i zbatojë rekomandimet e Byrosë Politike.

DOSSIER

Amerikanët, dezertimi dhe dorëzimi te sovjetikët

Published

on

By

Në 25 qershor të vitit 1960, dy kriptografë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara  (NSA) nisen për pushime në Meksikë – William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkojnë në Havanë, Kubë – ku hipin në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik.

Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se “mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt”. Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike.

Gjatë konferencës, dezertorët bënë publik për herë të parë misionin dhe aktivitetet e NSA në një deklaratë të përgatitur më parë. Ata thanë: Ata gjithashtu thanë: “Pakënaqësia jonë kryesore kishte të bënte me disa nga praktikat që Shtetet e Bashkuara përdorin në mbledhjen e informacionit të inteligjencës … duke shkelur qëllimisht hapësirën ajrore të kombeve të tjerë … përgjimin dhe deshifrimin e komunikimeve sekrete të aleatëve të tyre… Ndoshta armiqësia e Shteteve të Bashkuara ndaj Komunizmit lind nga një ndjenjë pasigurie e shkaktuar nga arritjet Komuniste në shkencë, kulturë dhe industri”.

Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 në moshën 56 vjeçare. Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik – vdiq në Shën Petersburg më 2001 në moshën 72 vjeçare.

Continue Reading

DOSSIER

Johatsu – I avulluar

Published

on

By

Nuk e di nëse keni dëgjuar ndonjëherë për “Johatsu-t”. Në japonisht “Johatsu (蒸 発)”, do të thotë: “I avulluar”. Është një term që përdoret për të klasifikuar njerëzit që, të prekur nga turpi i dështimit dhe duke mos pasur qëllim të kryejnë vetëvrasje, thjesht vendosin të zhduken për të rifilluar një jetë të re, pa dhënë asnjë shpjegim.
Duhet theksuar se në Japoni, stigma sociale është një ndjenjë thellësisht e ndjerë; humbja e punës, pamundësia për të përmbushur një borxh apo edhe dështimi i martesës janë ngjarje që shkaktojnë turp të thellë në
jetën e një japonezi, deri në atë pikë sa shpesh preferon të zhdukesh sesa thjesht të pranosh ndarjen.
Në Japoni, ai i “Jouhatsu” është një fenomen i lashtë, shumë i rëndësishëm ende edhe sot; vlerësohet se çdo vit të paktën 100,000 japonezë vendosin të “avullojnë” për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër.
Për të plotësuar këtë nevojë, duke filluar që nga vitet ’90 kanë lindur edhe kompani që ndihmojnë, kundrejt pagesës, “Johatsu-t” të zhduken nga jeta e tyre. Këto janë të ashtuquajturat “yonige-ya” ose “kompanitë e lëvizjes së natës”.
Zhdukjet në Japoni lehtësohen nga ligje shumë të rrepta për privatësinë, të cilat e bëjnë shumë të vështirë gjetjen e një personi që ka vendosur të mos lërë asnjë gjurmë nga vetja.
Madje ka zona të tëra gjeografike “të avulluara”, si Sanya, një zonë e Tokios e banuar nga njerëz të pastrehë dhe të varfër që administrata i ka fshirë nga hartat e qytetit që nga vitet 1960, ose Kamagasaki në Osaka.
Në këto “zona të avulluara”, organizatat kriminale, të tilla si Yakuza, kanë shumë interes për të punësuar Johatsu-t, të cilët zhyten kështu në krimin e organizuar.
Continue Reading

DOSSIER

Kush janë 10 tradhtarët më të mëdhenj në histori

Published

on

By

Dhjetë tradhtarët më të urryer dhe më të famshëm të të gjitha kohërave, nga ata të historisë së lashtë e deri te spiunët e Luftës së Ftohtë.

Duke u ngjitur në titujt kryesorë për komplot kundër atdheut, për të refuzuar komunitetin apo për t’i kthyer shpinën familjes, tradhtarët kanë mbushur gjithmonë faqet e librave të historisë. Këtu keni një përzgjedhje prej dhjetë prej më të urryerve të të gjitha kohërave, emri i të cilëve është bërë sinonim i tradhtisë.

TRACHIS EFIALTE (SHEK. V p.e.s.).
Ne dimë shumë pak për Ephialtes, por besohet se ai ishte një bari me origjinë nga Trachis, Greqi. Faji i tij? Pasi i ndihmoi Persianët të anashkalonin kalimin e Termopileve në 480 para Krishtit, duke dënuar kështu 300 luftëtarët spartanë të famshëm të Leonidas I të masakrojnë gjatë betejës. Historiani Herodoti tregon se Efialti, pas tradhtisë, iku, duke u vrarë më vonë nga një bashkëqytetar i tij.

UGOLINO DELLA GHERARDESCA (1220 RRETH – 1289).
Një fisnik Pisan Ghibelline, Konti Ugolino kaloi në fraksionin kundërshtar të Guelphs dhe më vonë u akuzua për favorizimin e qyteteve rivale të Pizës. Më pas ai u burgos dhe u dënua me vdekje. Në Komedinë Hyjnore, Dante Alighieri e vendos atë në rrethin infernal të Antenorës (e rezervuar për tradhtarët e Atdheut), duke sugjeruar se gjatë burgimit ai erdhi për të ushqyer fëmijët e tij.

LA MALINCHE (SHEK. XVI).
Vajza e një shefi vendas të Meksikës së sotme, Malinche, ajo u shit si skllav pas vdekjes së babait të saj dhe më vonë u bë një përkthyese në shërbim të spanjollëve, si dhe zonja e udhëheqësit të tyre Hernán Cortés, i cili mbërriti. në Meksikë në vitin 1519. La Malinche ai ndihmoi pushtuesit për të nënshtruar qytetërimin aztec, aq sa në Amerikën Latine fjala malinchista do të thotë “i shitur” të huajit.

BRUTUSI DHE CASIUS (SHEK. I PARË para Krishtit)
Edhe pse Jul Cezari i kishte falur të dy gjatë luftërave civile, Marcus Giunio Brutus dhe Gaius Cassius Longinus ishin ndër animatorët kryesorë të komplotit që udhëhoqi në 44 pes. për vrasjen e tij. Të mposhtur më vonë nga Octavian dhe Marcus Anthony në betejën e Filipit, të dy “cezaricide” kryen vetëvrasje në 42 para Krishtit.

JUDA ISKARIOT (SHEK. I P.Kr.).
Ndoshta një vendas në Kerioth (qytet i Judesë), pasi u bashkua me dishepujt e zgjedhur nga Jezusi, ai “shiti” mësuesin e tij në Sinedrin për 30 denarë argjendi, duke sinjalizuar identitetin e tij te rojet me puthjen e famshme. I penduar, pak më vonë ai u vetëvar në një pemë (të llojit Cerci siliquastrum, Pema e Judës, që mban emrin e tij edhe sot).

MIR JAFAR (1691 – 1765).
Mir Jafar Ali Khan Bahadur, pasi arriti në oborrin e Bengalit (tani Bangladesh), kaloi në anën e anglezëve dhe gjatë betejës së Plassey-t, në 1757, mori prej tyre titullin nabob, duke lehtësuar pushtimin e tyre të Indi. Pas ulje-ngritjeve, ai vdiq nga pleqëria, i urryer nga bashkatdhetarët.

BENEDICT ARNOLD (1741-1801).
Gjenerali karizmatik gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi (1775-1783), ai ishte një nga përgjegjësit kryesorë për fitoren e kolonëve kundër britanikëve në Saratoga (në 1777), por në vitet në vijim ai veshi “xhaketën e kuqe” duke u kthyer. shpinën kauzës së pavarësisë. I mbrojtur por i përbuzur nga zotërit e rinj, ai arriti të shpëtojë veten duke ikur në Angli.

CHARLES MAURICE DE TALLEYRAND (1754-1838).
Aristokrat francez, ai mori poste drejtuese politike gjatë Revolucionit dhe regjimit Napoleonik, duke tradhtuar vazhdimisht edhe vetë Napoleonin. Mbeti në shalë edhe pas rënies së kësaj të fundit, ai u bë protagonist i kongresit të mëpasshëm të Vjenës (1815), duke përfaqësuar monarkinë Burbone.

VIDKUN QUISLING (1887-1945).
Pasi u bë emblema e bashkëpunëtorit nazist, Vidkun Quisling, ish-udhëheqës i një formacioni të ekstremit të djathtë norvegjez, në vitin 1940 ai mbështeti pushtimin gjerman të vendit të tij dhe u bë kreu i regjimit kukull të instaluar nga Hitleri në Norvegji. I ndjekur penalisht për tradhti të lartë, ai u dënua me vdekje në vitin 1945.

TË PESTËT E KEMBRIXHIT (SHEK. XX).
Akademikë të shkëlqyer të Universitetit anglez të Kembrixhit, por tradhtarë të Atdheut, duke filluar nga vitet 1930 dhe për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Anthony Blunt, Donald Maclean, Kim Philby, Guy Burgess dhe John Cairncross ishin spiunë dhe u dhanë informacione sekrete sovjetikëve. , dhe të gjithë arritën të shpëtonin edhe veten. “Bashkët” e tyre ishin ndër operacionet më të suksesshme të spiunazhit rus.

Continue Reading

DOSSIER

Amon Göth, tmerri nazist i hebrenjve

Published

on

By

Ky në foto është Amon Göth. Imazh i njohur për ata që kanë parë filmin Schindler’s List. Është ai tipi që u qëllonte hebrenjve nga veranda e shtepisë. Filmi Schindler’s List tregon historinë e biznesmenit gjerman Oskar Schindler i cili, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shpëtoi qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Por, për të arritur qëllimin, i duhej të mashtronte dhe në disa raste të “blinte” dhjetëra nazistë. Në veçanti, kur hebrenjtë që punonin në fabrikën e tij u transferuan në kampin e përqëndrimit në Plaszow, ishte Amon Göth, njeriu me të cilin ai duhej të gjente gjuhën e përbashkët.
Austriaku Amon Göth ishte bashkuar me SS që në moshë të vogël dhe pas shpërthimit të luftës kishte bërë karrierë shumë shpejt.
Ish-oficer në Bełżec, Sobibór dhe Treblinka, kishte “shansin e tij të madh” në vitin 1943 kur e vendosën të menaxhonte kampin e përqëndrimit Plaszow afër Krakovës në Poloni.
I shtrirë në një hapësirë prej 80 hektarësh, kampi i përqendrimit arriti të strehonte deri në 24.000 të burgosur. Jetëgjatësia mesatare e të burgosurve në Plaszow ishte 4 javë.
Në momentin kur getoja u likuidua në 1945, rojet ukrainase dhe 600 SS që e kontrollonin, kishin varrosur rreth 9000 të burgosur, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në Auschwitz. Sipas disa dëshmive, Göth personalisht vrau nga 30 deri në 90 individë.
Në disa raste kishte përdorur dy qentë e tij, Rolf dhe Ralf, të trajnuar posaçërisht për të bërë copa-copa trupat e të burgosurve.
Göth u bë gjithashtu famëkeq për pushkatimin e të burgosurve nga veranda e shtëpisë së tij, e cila dominonte të gjithë kampin. Të qënit i ngadaltë, i shëmtuar, i gjatë ose i shkurtër, ishin arsye të mjaftueshme për të ​​përfunduar nën shënjestrën e “kapitenit”. Ky ishte Amon Göth. I arrestuar në fund të luftës, u gjykua dhe u dënua me vdekje. E varën më 13 shtator 1946. Nuk u pendua kurrë. Fjalët e tij të fundit ishin “Heil Hitler”.

P.s Te filmi interpretohet nga aktori Ralph Fiennes.
Kur një nga të mbijetuarit e Holokaustit e takoi aktorin gjatë xhirimeve, filloi të dridhej dhe të qante, sepse ky i kujtonte aq shumë Amon Göth-in e vërtetë.

Continue Reading

DOSSIER

Konferenca shkencore më e famshme në histori

Published

on

By

Një foto e vetme, që të ketë gjithë dijen e botës në të, si kjo, nuk ka mundur të vijë deri sot. Privilegje të tilla janë me vlerën e një hajmalie të shenjtë, për secilin nga ne, gjithsekënd që beson te shkenca dhe përpjekjet e atyre vullneteve të dritshme për ta nxjerrë njeriun nga errësia e mosdijes.
Nga data 24 deri më 29 tetor 1927, në Bruksel u zhvillua Konferenca e pestë “Solvay”. Ndoshta konferenca më e famshme shkencore në histori. Shtatëmbëdhjetë nga 29 pjesëmarrësit, ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel.
Ky aktivitet që është jetësuar në këtë foto zyrtare është historike sepse pikërisht në këtë konferencë, fizikanti i madh, Albert Ajnshtajni tha frazën e famshme: “Perëndia nuk luan zare”. Bohri i’u përgjigj: “Ajnshtajni, mos i thuaj Perëndisë çfarë të bëjë”.
Kjo foto ka një rëndësi tjetër të madhe, ngase në mes gjithë kokave më të pushtetshme të shkencës të shekullit XIX është edhe një grua, Mari Kyri, e para që kishte arritur të rrëmbente çmimin Nobel, mes sundimit maskilist.
Këtu në këtë foto është asambleja e konferencës e përbërë:
Rreshti i parë: Irving Langmuir, Max Planck, Marie Curie, Hendrik Lorentz, Albert Einstein, Paul Langevin, Charles-Eugene Guye, CTR Wilson, Owen Richardson.
Rradha e mesme: Peter Debye, Martin Knudsen, William Laërence Bragg, Hendrik Anthony Kramers, Paul Dirac, Arthur Compton, Louis de Broglie, Max Born, Niels Bohr.
Mbrapsht rresht: Auguste Piccard, Émile HENRIOT, Pali Ehrenfestit, Shtigjet zemrën, Théophile de Donder, Erwin Shrodingerit, JE Athena ndjehet, Wolfgang Pauli, Werner Heisenberg, Ralph Fowler, Léon Brillouin.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING