Aktualitet

Kampi për refugjatët, protestë në Shëngjin: S’do e lejojmë kurrë

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar sot në Shëngjin kundër marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për strehimin e refugjatëve në vendin tonë.

Protestuesit shprehen se Rama duhet të tërhiqet nga kjo marrëveshje ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

Sipas tyre, kjo marrëveshje paraqet një rrezik shumë të madh teksa janë zotuar se nuk do ta lejojnë kurrë të ndodhë.

“Kthimi i Shengjinit ne Lampeduzen shqiptare nuk do të ndodhi kurrë. Rama të tërhiqet nga kjo marrëveshje. Ata duhet të dinë që më pas do të vi e keqja, kur të fillojë trajtimi i tyre. Paraqet një rrezik shumë të madhe kjo marrëveshje. Qytetarët të vinë e të protestojnë kundër kësaj marrëveshje pasi është tërësisht anti-kombëtare. Nuk do ta realizojmë. Kjo është një akti i rëndë. Ne nuk do ta lejojmë me cdo kusht”.

TRENDING

Exit mobile version