Politike

Kanabisi në Zall Herr/ Berisha: Peleshi të japë dorëheqjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 rrëjë kanabis. Në reagimin e bërë në rrjetin e tij social, Berisha e cilëson ngjarjen si një skandal të turpshëm për një ushtri që është pjesë e NATO-s. Ndaj edhe përgjegjësinë e kaloi tek ministri i Mbrojtjes, që sipas tij duhet që të mbante përgjegjësi.

“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar. Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narko-ministrin Peleshi. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s,”- shkruan Berisha.

Për kanabisin e zbuluar në Zall Herr u arrestuan 3 punonjës të repartit ushtarak dhe u proceduan 4 të tjerë, e deri në përfundimin e hetimeve të gjithë janë të pezulluar nga detyra.

TRENDING

Exit mobile version