Kronike

Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me të, vihet në pranga 47-vjeçari në Vlorë

Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, ku një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu një 57-vjeçar. Njoftimi i policisë: “Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

TRENDING

Exit mobile version