Pinknews

Kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi (FOTO)

Radhë të mëdha u krijuan jashtë Arenës “Qudos Bank” të Sydneyt në shfaqjen e Dua Lipas, kjo pasi uebfaqja dhe aplikacioni i shërbimit të biletave Ticketek ra nga sistemi, duke lënë mijëra njerëz në radhë jashtë.

Pas këtij kaosi, fansat u detyruan të kërkonin nëpër e-mailet e tyre për konfirmimet e kodit të biletave me stafin e derës që kontrollonte manualisht secilën prej tyre.

Dua e vonoi koncertin e saj me më shumë se gjysmë ore për të lejuar fansat e saj të hynin në stadium dhe Ticketek u kërkoi falje klientëve.

  

TRENDING

Exit mobile version