Politike

Kaosi në Parlament, Koçi ‘përplaset’ me Luan Baçin

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka debatuar me deputetin demokrat Luan Baçin lidhur me kaosin e krijuar në sallën e Parlamentit. Ai tha se opozita duhet të jetë një alternativë përballë mazhorancës, por kjo sipas tij nuk bëhet me mënyra paramilitare, pasi në këtë formë po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Deputeti Luan Baçi tha se tashmë mazhoranca po diskretitohet në sytë e gjithë botës, ndërsa shtoi se historia ka treguar se ata janë ngritur gjithnjë me pushtë në dorë.

Luan Baçi: Ne duam normalitetin ju e bllokoni. Ju kaloni në anormalitet. Historia ka treguar se ju keni qenë gabim gjithmonë dhe jeni ngritur me pushkë në dorë

Petro Koçi: Jo historia ka treguar që ju keni qenë gjithmonë në një dorë kamzën në tjetrën pushkën.

TRENDING

Exit mobile version