Kronike

Kapen 18 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Autoritetet malaze kanë sekuestruar një sasi prej afro 18 kilogramë kokainë në pikën kufitare Debela Brijeg, që lidh Malin e Zi me Kroacinë. Mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve. Në total u gjetën 18 pako me pluhur të bardhë që dyshohet që është Kokainë. Sasia e saktë e lëndës narkotike do të konfirmohet më vonë nga autoritetet policore. “Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze. Shqiptari është arrestuar, është Arvid Halili.

TRENDING

Exit mobile version