KAPEN ‘Pietro’ dhe ‘Juli’! Kishin lidhje me Moisi Habilajn, të kërkuar nga Italia për trafik droge, dy të rinjtë po ktheheshin në Shqipëri me dokumeta false, i zbuluan shenjat e gishtërinjve

TIRANË– Arrestohen Indrit Karafili dhe Julian Hoxha, të cilët ishin në kërkim nga policia italiane për trafik droge. Dy të rinjtë u gjetën në zonën pyjore në Saleto. Ata po tentonin të ktheheshin në Shqipëri me dokumenta false mirëpo u identifikuan nga shenjat e gishtërinjve.

Dy shqiptarët ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili. Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Në përgjimet e tyre është përmendur edhe emri i të shumë kërkuarit Moisi Habilaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, që nga dita që u arratis në fillim të këtij viti.

Biseda zhvillohet më datë 9 prill të vitit 2019, brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e Katanias, ku diskuton dhe një i ri 26 vjeç nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bossi droge) në burgun e Bicoça. Pikërisht kjo miqësi, siç shkruan dhe meida italiane, i ka hapur rrugën trafikimit të lëndëve narkotike nga Hoxhaj dhe Karafili.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin