NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 0:03
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 0:03
NTV
No Result
View All Result
Home Kronike

Kapi burrin në befasi me një tjetër/ Rrëfimi prekës i gruas: Më përplasi pas murit e s’më la të hyja, i drejtoi thikën vetes

Një qytetare që banon në Tiranë tregon se në shtëpinë e tyre ndodhej një femër, bashkëshorti nuk e lejoi të hyjë brenda dhe e goditi.

by Ballhysa
08/02/2021 , 14:46
Kapi burrin në befasi me një tjetër/ Rrëfimi prekës i gruas: Më përplasi pas murit e s’më la të hyja, i drejtoi thikën vetes
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetësja që ka bërë kallëzimin është me shtetësi serbe dhe kombësi shqiptare. Ajo ishte e martuar prej dy vitesh me person që akuzon dhe së bashku kanë dy vajza binjake 18-muajshe. Konflikti ndodhi në apartamentin pranë bulevardit Gjergj Fishta, ku jetonte çifti.

Denoncuesja rrëfen në polici: “Kam shkuar në shtëpi dhe derën nuk ma hapi njeri, edhe pse kishte njerëz brenda. Kam pritur një orë dhe më pas ka ardhur bashkëshorti im, i kam thënë të ngjitemi te shtëpia të marr rrobat për vajzat dhe më pas do të iki. Por ai nuk pranonte. Jemi ulur në kafe dhe gjatë gjithë kohës komunikonte me mesazhe me dikë.

Shkova lart duke bërtitur, edhe pse burri donte të më pengonte. Kur shkuam para derës, po fliste me një femër që ishte brenda dhe nuk pranonte të hapte derën. Ia hapi derën burrin.  Unë  tentova të hyja brenda dhe bashkëshorti më përplasi pas murit, vura këmbën te dera që të hyja dhe ajo femra mbylli derën duke më zënë këmbën.

Më pas mora prindërit e burrit në telefon.  Kur shkuam bashkë  te shtëpia, ata nuk ishin aty. Pastaj erdhi burri e thoshte mos e merr policinë. Kur pa që e njoftuam policinë, mori një thikë buke, erdhi drejt nesh dhe ia drejtoi vetes”.

Denoncuesja shton se burri  është përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit dhe ka përdorur dhe herë të tjera dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. “Më ka kërkuar lekë, më ka thënë po nuk m’i dhe do të marr vajzën. Kam njoftuar familjen time dhe më morën në Preshevë”, dëshmon ajo.

Ndërsa, i denoncuari i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka dhunuar gruan dhe vajzën që kishte futur në shtëpi, e ka vetëm shoqe. “Kemi dy vite të martuar, por 5 muajt e fundit marrëdhënia është ftohur për shkak të marrëdhënies jo korrekte të gruas. Atë e mori familja nga Presheva, nuk jemi takuar më, e kam marrë në telefon për ta pyetur për vajzat”.

Madje rrëfen se gruaja ishte shumë agresive. “Në dhjetor, isha në dhomë dhe njëra nga vajzat po qante shumë i thashë të shkonte ta pushonte, vetë shkova në kuzhinë, ajo vjen më vonë me një shkop druri dhe më godet pas koke, akoma e kam shenjën”.

Në dëshminë e siguruar në Top Channel ka folur vetë vajza, për të cilën nisi konflikti në fjalë: “Unë punoj si operatore në Call Center aty pranë dhe me shtetasin kam shoqëri. Një shoqe me të cilën ndaj qiranë, është infektuar me Covid, dhe ai më ka thënë të rri në shtëpinë e tij. Kam qëndruar aty për disa ditë.  Një natë, trokiti dera, ai më tha hape derën se jam me ish-bashkëshorten do marrë rrobat dhe do iki. Unë u bëra gati, i thashë do të iki se nuk dua probleme. Kam shkuar në hotel. Ai erdhi dhe të dy kemi ndenjur në hotel. Nuk kam parë në asnjë moment që të ketë ushtruar dhunë ndaj zonjës”.

Shtetasi, i akuzuar ndodhet në gjendje arresti ndërkohë që prokuroria vijon hetimin për çështjen.

Top Channel/

Tags: ndarjetradhetia

Related Posts

Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet 41-vjeçari korçar, çfarë iu zbulua nga kontrolli në “Benz”
Kronike

Ambulanca me të sëmurë brenda përplaset me “Benz-in” në Korçë, rrokulliset dhe përfundon në arë

05/03/2021 , 14:53
Policia aksion për kultivimin e lëndëve narkotike, kontrolle në sera dhe objekte të braktisura
Kronike

Policia aksion për kultivimin e lëndëve narkotike, kontrolle në sera dhe objekte të braktisura

05/03/2021 , 14:49
GJKKO pranon kërkesën e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar
Kronike

GJKKO pranon kërkesën e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar

05/03/2021 , 14:30

Recent Posts

  • OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj
  • Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë
  • “Atdheu e bëri të madhe kot, Sara do të hakmerret”, gazetarët komentojnë ngjarjen e bujshme: Është bërë si telenovela e “Pablo Escobar” me…
  • Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,067)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,543)
  • Politike (1,090)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!