Rajon

Kasapi i 150 mijë viktimave, edhe shqiptarë…ka një emër të njohur

“Ngritja e së djathtës në politikë, është shumë e rrezikshme, jo vetëm në Ballkan, ku duket se nacionalizmi ka ngritur sërish kokën. Shpresuam më kot para kohe që ata të varroseshin bashkë me luftërat që përfunduan me Paqen e Dejtonit, marrëveshja që i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitin1995”- ka deklaruar Milo Gjukanoviç.

Ish presidenti i Malit të Zi këtë reagim e pati teksa iu kërkua nga media një koment për vizitën e presidentit ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – Millorad Dodik, në Podgoricë, vizitë e cila shkaktoi reagime të shumta për shkak të provokimeve që Dodik bëri.

Sipas politikanit veteran malazez e djathta është bërë “shumë e rrezikshme” dhe “shumë fitimprurëse” në ditët e sotme, dh i bëri thirrje perëndimit të ndalojë çfarëdo rreziku potencial që mund të vijë nga kjo ideologji.

“Bashkimi Evropian duhet të mbrohet me epërsinë e politikës së saj. Më duket se nuk merremi sa duhet me të në Evropë dhe mendoj se vizita e Dodik është shenja e fundit paralajmëruese për atë që mund të ndodhë jo shumë larg, prandaj dhe se duhet ta mbrojmë BE-në dhe Rajonin”- deklaroi Gjukanoviç.

Në prizmin e tij, ish presidenti nuk sheh alternativë tjetër ndaj demokracisë, sundimit të ligjit e ekonomisë së tregut, teksa dhe theksoi se është në interesin tonë t’i ruajmë këto vlera.

Duke folur konkretisht për vizitën e Dodik-ut, ish-presidenti malazez pohoi se kur ka shqetësime gjeopolitike, nacionalistët përdorin këto truke për të arritur objektivat e tyre. Nacionalistët, theksoi Gjukanoviç, nuk kanë nxjerrë mësime nga qindra-mijëra vdekjet e mëparshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që erdhën si rezultat i politikave fashiste të shtetit serb.

“Nacionalistët nuk nxorën mësim nga vdekja e 150 mijë njerëzve, viktima të politikës së tyre të gabuar, por nxorën përfundimin se ato qëllime që nuk i realizuan dje, sot duke rritur tensionet, shpresojnë se mund ti realizojnë”- theksoi Gjukqnoviç duke shtuar se provokimet që Dodik bëri me rastin e vizitës në Mal të Zi kanë për qëllim të turbullojnë edhe më shumë ujërat në Malin e Zi dhe në gjithë Rajonin.

TRENDING

Exit mobile version