Kosova

Katastrofë e pabesueshme/ Serbia tradhtohet nga Rusia

Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac vlerëson se Prishtina ka shfrytëzuar luftën në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë për ta paraqitur Beogradin si një rrezik kyç të sigurisë në rajon, por gjithashtu se do të ishte katastrofike për Serbinë që të mbështetej në retorikën e Moskës se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Jemi në një situatë ku jo vetëm duhet të bëjmë marrëveshje me Prishtinën, por ajo marrëveshje duhet t’i përshtatet edhe një pale të tretë,  e cila nga ana e saj nuk ka interes të bëjë marrëveshje pasi ajo pret të mbarojë punë në Ukrainë. Sipas Moskës, me fitoren e luftës do ketë ndryshime të forta gjeopolitike dhe pastaj do të fillojnë të zgjidhin edhe problemet në Ballkanin Perëndimor, gjë që është krejtësisht e gabuar. Serbia është e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së. Fakti që Rusia ka probleme me ta, nuk duhet të jetë problem i Serbisë” – tha Shutanovac dhe theksoi se është mirë që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, pasi siç tha ai, “Serbia duhet të ecë përpara me shpejtësi të plotë”.

Ai gjithashtu vlerësoi se Prishtina e përdori luftën në Ukrainë për të lobuar në SHBA dhe BE dhe për t’i paraqitur problemet në rajonin e Ballkanit Perëndimor më të mëdha se sa janë realisht.

“Ata në Prishtinë kanë mbështetje nga disa senator në Washington dhe lobistë në Europë. Përmes tyre, ata po ngrejnë shumë më tepër pluhur sesa vetë problemet që shqetësojnë sot Ballkanin” – deklaroi Shutanovac dhe
vlerësoi se ka disa faktorë që kanë funksionuar në favor të Prishtinës dhe theksoi se “Evropa nuk ishte e gatshme për luftë në Ukrainë, dhe ngaqë as nuk ishte në gjendje të luante ndonjë rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme, vendosi të përdorte çështje të Ballkanit Perëndimor për të gjetur një vend për veten në shpërndarjen globale të kartave” dhe “sipas narrativës së tyre, Serbia është një vend që po destabilizon rajonin.

TRENDING

Exit mobile version