Kronike

Kë po kërkojnë? Policia aksion ‘blic’ në qytetin e Vlorës

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë kryer kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit.

Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

TRENDING

Exit mobile version