Politike

Ke qenë i përkëdheluri i Bashës, të bëri ministër nga hiçi, përgjigjet Gaz Bardhi

Gazetari Arbër Hitaj dhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, kanë debatuar rreth situatave të ndodhura mes demokratëve.

Hitaj tha se ndonëse tani i del përballë, Gazment Bardhi dikur ka qenë i përkëdhelur nga Lulzim Basha.

Kjo nuk u prit mirë nga deputeti, i cili tha se ai ka bërë gjithnjë detyrën për të cilën Partia Demokratike ka pasur nevojë.

“Unë nuk kam pasur nevojë për përkëdhelje nga askush. Sa kohë isha një njeri në krye të detyrës, vetëm shërbeva si ministër dhe i shërbeva Partisë Demokratike në atë pozicion në një moment të vështirë.

Kur zoti Basha më ka thirrur të isha ministër teknik, ai më ka thënë janë dy opsione, ministër teknik apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Unë i kam thënë do shkoj atje ku ka nevojë Partia Demokratike.

Në atë kohë Partia Demokratike kishte nevojë që Gazment Bardhi, një jurist dhe profesionist në fushën e tij, të ishte ministër teknik, në një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Unë me zotin Basha kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer, por kjo nuk më ka ndikuar të dalë edhe kundër. Unë për zotin basha kam vetëm një thirrje, ti kthehet opozitarizmit”,-tha Gazment Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version