Bota

KE: Thatësira ne Europë, më e rënda në 500 vitet e fundit

Sipas Komisionit Europian, Europa po përjeton thatësirën më të rëndë në të paktën 500 vjet

Vëzhguesi Europian i Thatësisë (EDO), Johannes Bahrke, tha se “Ky është vlerësimi i parë dhe ne duhet ta konfirmojmë këtë gjetje me të dhënat përfundimtare që do të nxirren në fund të sezonit”.

Ky reagim vjen teksa të dhënat e fundit shkencore kanë treguar se pothuajse dy e treta e kontinentit ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme përsa i përket thatësisë apo për shkak të valëve të të nxehtit dhe mungesës së reshjeve të shiut. Sipas KE, 47 për qind e Evropës po përballet me temperatura të nxehta, me deficit të theksuar të lagështisë. Reshjet e shiut në mes të gushtit mund të kenë zbutur gjendjen me thatësinë, por në disa raste stuhitë e shiut kanë shkaktuar më shumë dëme të tjera.

Rajonet që janë goditur më së keqi nga thatësira në verë, janë prekur nga thatësira edhe në pranverë. Këtu përfshihen Italia, juglindja e Francës dhe disa zona në Hungari e Rumani.

Hulumtuesit parashikojnë se temperatura të larta dhe të thata do të mbretërojnë deri në nëntor në rajonin e Mesdheut dhe Evropës Perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version