Kronike

Këcet arma në Shijak, adoleshenti plagos 30 vjeçarin (EMRAT)

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Autori është Kledi Çyrbja, 18-vjeç. Ky i fundit, plagosi me armë zjarri pistoletë Saimir Begën, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shijak/U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 18-vjeçarin. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/dosja.al

TRENDING

Exit mobile version