Rajon

Këmba e gjermanit shkel në Beograd/ Pistorius: Vuçiç më dha garanci që Serbia…

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka folur sot në një konferencë për media nga Beogradi pas një takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Ai ka përmendur vizitën që ka pasur në Kosovë duke thënë se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka bërë thirrje për dialog dhe që çdo masë legjitime të implementohet në atë mënyrë që askush të mos dëmtohet.

Ministri gjerman e ka sqaruar këtë deklaratë duke thënë se ka fjalën për dinarin.

Përsa i përket dialogut të Brukselit, Pistorius ka thënë se ai duhet të vazhdojë me një përkushtim të madh dhe se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet.

Ai është shprehur falendërues për deklarimet e qarta të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe për garancinë që të mos pritet asgjë negative nga Serbia dhe shtoi se një qëndrim i tillë i Vuçic është shumë i rëndësishëm.

“Dialogu nën patronazhin e BE-së duhet të vazhdojë me përkushtim të madh. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet. Unë i jam mirënjohës presidentit Vucic dhe ai më siguroi se nuk duhet të presim ndikim negativ nga serbët dhe asgjë që mund të kërcënojë stabilitetin në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua” – ka theksuar Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

 

TRENDING

Exit mobile version