Bota

“Keni kapur njeriun e gabuar’/ Arrestimi i shqiptarit në Angli

Erion Hoxha, është shqiptari i vënë në pranga pak ditë më parë nga policia britanike. Sipas mediave, atij iu janë zbuluar 19 thasë me kokainë, një patentë greke, një celular dhe 285 paund cash. Hoxha, ishte duke drejtuar mjetin tip “Audi”, por nuk e kishte të regjistruar në Bramford Road. Sot, mediat britanike kanë zbuluar se shqiptari u kishte thënë se kanë kapur njeriun e gabuar. Gjatë kontrollit, ai tentoi të largohej, duke sulmuar një punonjës policie, e duke i shkaktuar prerje në dorë dhe të nxira. Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, ai u ka dorëzuar 26 klientëve 39 thasë me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £. Gjykatësi Nicola Talbot-Headley tha se Hoxha ishte sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat nuk mund të punonte ligjërisht.

TRENDING

Exit mobile version