Bota

Kërcënim për bombë/ Avioni me 200 pasagjerë, ulje urgjente në Gjermani

Një kërcënim për bombë ka alarmuar bordin dhe 200 pasagjerë të një avioni që udhëtonte nga Polonia drejt Mbretërisë së Bashkuar. Piloti është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Paderborn të Gjermanisë për të eliminuar një tragjedi të mundshme.

Me tu ulur, mbrëmjen e djeshme në avion kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe ekspertë të fushës së eksplozivëve për të verifikuar gjithçka.

Sipas DW, thirrja për të ulur aeroplanin erdhi pasi kontrolli i trafikut ajror polak dha një informacion për një kërcënim me bombë. Pas kontrolleve, policia konstatoi se nuk u gjetën objekte të dyshimta gjatë kontrollit të avionit Airbus A321 të operuar nga transportuesi hungarez Wizz Air.

Qentë e policisë, të trajnuar posaçërisht për gjetjen e bombave u përdorën në një kontroll të plotë të avionit. Për momentin nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me kërcënimin, që u bë përmes një telefonate anonime.

Aeroporti u rihap herët të hënën në mëngjes me një fluturim për në Mynih të nisur në orar. Gjatë natës 200 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit u akomoduan në hotele të vëna në dispozicion nga autoritetet e aeroportit.

TRENDING

Exit mobile version