Bota

KËRCËNOHET me bombë një shkollë në Londër! Policia evakuon nxënësit dhe mësuesit

LONDËR – Stafi i mësuesëve dhe studentët janë evakuuar sot nga një  shkollë në Londër pasi mësuesit raportuan një kërcënim për bombë.

Ngjarja ndodhi në shkollën Stoke Newington në veri-lindje të kryeqytetit ditën e sotme, raportojnë mediat e huaja.

Studentët më pas u rreshtuan në Parkun afër Clissold përpara se të dërgoheshin në shtëpi ndërsa oficerët po hetojnë lidhur me alarmin për bombën.

Policia e Hackney deklaroi se: “Në orën 11: 55, 10 dhjetor, policia u kontaktua nga stafi në një shkollë në Clissold Road, Stoke Newington. Shkolla kishte marrë një kërcënim për bombë. Shkolla u evakuua dhe oficerët janë të pranishëm ndërsa po merren me hetimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version