11/06/2021 , 9:53

Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami, MESAZHI që gjeti në dritaren e zyrës, disa plumba! Merrte dhe telefonata me numër të fshehtë

PËRMET– Prokurori i dërguar në Përmet Asllan Bajrami ka marrë një kërcënim në krye të detyrës. Mësohet se mëngjesin e sotëm, Bajrami ka shkuar si çdo ditë në zyrën e tij, në Prokurorinë e Përmetit. Në momentin që është afruar pranë dritare, Bajrami ka vënë re disa plumba.

Prokurori ka lajmëruar policinë pasi ka pikasur plumbat, model 56, që ishin një kërcënim i drejtëpërdrejtë në formën e një mesazhi. Gjithashtu ai ka informauar autoritetet se prej ditësh merrte teleonata nga një numër i fshehtë.

Pas marrjes së deklaratave të prokurorit, kanë nisur dhe hetimet. Plumbat janë sekuestruar, ndërkohë që po vëzhgohen dhe tabulatet telefonike të Bajramit. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së Prokurorisë që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve.

Paraprakisht mendohet se kërcënimi vjen si pasoj e ndonjë dosjeje të rëndësishme që Bajrami ka në dorë, por ende nuk dihet me saktësi.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin