Kronike

Kërcënonte dhe shantazhonte policin, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është ndaluar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi ishte në kërkim për kanosjen e një punonjësi policie. Bëhet fjalë për personin me inicialet M. K., pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ai ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

TRENDING

Exit mobile version