Kronike

Kërcënuan me pistoletë lodër një 38-vjeçar, nis hetimi për dy adoleshentët

Tre të rinj në Elbasan kanë kërcënuar me armë lodër një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Për pasojë, për dy nga të rinjtë ka nisur hetimi në gjendje të lirë, ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe një 17-vjeçar janë vënë nën hetim, ndërsa një tjetër 17-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me pistoletë lodër dhe shkop metalik, një 38-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme

TRENDING

Exit mobile version