Kronike

Kërcet arma në shkollë, 20-vjeçari qëllon me pistoletë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në një shkollë në Farkë. Mësohet se një 20-vjeçar me inicialet F.SH., pasi mesditën e të enjtes ka qëlluar në ajër në oborrin e një shkolle të zonës në fjalë. I riu ka gjuajtur në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armës.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

TRENDING

Exit mobile version