11/06/2021 , 17:31

Kërkesa e pazakontë e mbretit Zog për ambasadorin: Më gjej nuse amerikane

TIRANË- Gazetari Enver Robelli ka ndarë në rrjetet sociale, një histori të mbretit Zog, i cili sipas tij i është lutur ambasadorit amerikan në Shqipëri, Charles Hart, që ti gjente një grua me nënshtetësi amerikane.

Gazetari thotë se kërkesa është bërë në vitin 1925, përpara se Zogu të martohej me mbretëreshën Geraldinë, e cila erdhi në Shqipëri si princeshë Austriake.

Robelli tregon edhe dy kushtet që Zogu i kishte vendosur mikut amerikan për bashkëshorten e ardhshme.

Postimi i plotë i Enver Robellit:

Më 1925 Charles Hart u emërua ambasador (atëbotë ministër) i SHBA-së në Tiranë. Me kalimin e viteve Hart krijoi një raport mirëbesimi me Mbretin Zog, i cili kishte respekt e adhurim të madh për Amerikën.

Njëherë kur ambasadori u kthye për pushime në Amerikë, Zogu iu lut t’ia gjente një nuse amerikane. Por Zogu kishte edhe dy kërkesa: nusja të jetë e bukur dhe të jetë e pasur (të ketë së paku një milion dollarë).

Lajmin se Zogu kërkonte një nuse amerikane e dha agjencia e lajmeve Associated Press. Ambasadori Charles Hart e mori seriozisht kërkesën e Mbretit të shqiptarëve dhe u kthye nga Amerika me një listë me emra vajzash amerikane, por Zogu s’pranoi të merrte asnjërën prej tyre sepse s’plotësonin kushtin e tij: të kishin një milion dollarë. Ambasadorët amerikanë përherë kanë qenë në hall me politikanët shqiptarë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin