Kosova

Kërkesat e ShBA u flakën tutje/ Akuza mes Kurtit dhe Escobar në BBC

Të dy ishin në një linjë në emisionin e mëngjesit në radio të BBC World Service, por nuk bashkëbiseduan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoabr, dhanë tablot e tyre ktrejtesisht te kunderta për ngjarjet në veri.
“Përpjekjet tona për t’u bashkërenduar me Qeverinë e Kosovës u flakën tutje” –  tha Gabriel Escobar duke shtuar “e kemi sinjalizuar Albin Kurtin” paraprakisht në atë se çfarë i kërkon ShBA-ja: “Të tërheq kryetarët nga ato ndërtesa komunale; të heq policinë kosovare nga ndërtesat komunale; e më pastaj urgjentisht, urgjenisht, të nis puna drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Emisari Escobar tensionet në veri, në rend të parë ia faturoi Kosovës në insistimin me doemos “për diçka simbolike” të instalonte tre kryetarët “që Kurti na kishte garantuar se nuk do të ushtrojnë pushtete më shumë se administrative…sa për të kryer shërbime bazike komunale”.
Nga ana tjeter persa i përket zgjedhejve të reja në katër komunat veriore të vendit, Kurti tha se “jam i gatshëm të dëgjojë propozime” por “vetëm pasi të kemi vendosur sundimin e ligjit në vend”.

TRENDING

Exit mobile version